Kryesore

PD publikon videon: Kush është Agron Gjura me të cilin Berisha sulmoi selinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:19 - 12/01/22 |
Opi Nion

Partia Demokratike ka publikuar një video me pamje nga protesta që u zhvillua më 8 janar, ku  tregon edhe personat me të cilët Berisha sulmoi selinë e PD.

Bashkëngjitur me videon PD shkruan së asnjë kriminel i thirrur nga Berisha për të shkatërruar Partinë Demokratike nuk ia doli dhe nuk do ia dalë.

Në dokumentin e publikuar shkruhet se i përfshirë në sulmin ndaj  selisë ka qenë edhe Agron Gjura, i cili sipas PD është konstatuar duke kryer veprime të dhunshme ndaj punonjësve të policisë.

Sipas PD, demokratët zgjodhën vendosmërinë që të jenë në shërbim të shqiptarëve, jo të një personi që s’ka asnjë lidhje me PD.

Asnjë kriminel i thirrur nga Sali Berisha për të shkatërruar Partinë Demokratike nuk i’a doli dhe nuk do t’ia dalë. Partia Demokratike nuk u kthye në bunker për hallin personal të Sali Berishës sepse demokratët refuzuan dhunën, refuzuan gjuhën e urrejtjes. Demokratët zgjodhën me vendosmëri të jenë në shërbim të shqiptarëve, jo të një personi që nuk e lidh më asgjë me Partinë Demokratike”-shkruhet në reagimin e PD./Opinion.al

Pas