Politikë

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:43 - 27/10/22 |
Opi Nion

Partia Demokratike ka publikuar udhëzimet për zhvillimin e primareve.

Në udhëzimet e PD tregohet se si pretendenti për të qenë kandidat në zgjedhjet lokale më 14 maj mund të aplikojë.

Për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin, mund të propozohen emrat për primare deri më 6 nëntor në orën 20:00, pas këtij afati nuk do të pranohet asnjë kërkesë tjetër.

Pas kërkesës për të marrë pjesë në primare, dokumentacioni do i kalojë kryesisë së PD, e cila do të vlerësoj kandidaturat.

Përveç anëtarëve të PD, në primare do të votojnë edhe simpatizantët e kësaj force politike, të cilët do të pajisen me dokumentacionin e nevojshëm nga degët e PD.

Udhëzimet e PD:

Çdo degë mbledh propozimet për kandidatët e PDSH në Primaret 2023, në takimet me anëtarësinë në nivel seksioni/grupseksioni;

Emrat e kandidatëve të propozuar nga anëtarësia kontaktohen nga Dega duke i ftuar ata të plotësojnë dokumentat bashkëngjitur sa më poshtë:

Formularin e kandidimit (Deklarata Kandidatit);

Një jetëshkrim të përmbledhur me aktivitetin profesional dhe politik të kandidatit;

Deklaratë për respektimin e Etikës dhe Integritetit gjatë fushatës për Primaret 2023;

Vetëdeklarim për plotësimin e kushteve statutore për kandidim; Formularin vetjak në bazë të Ligjit 138/2015 “Për garantimin e Integritetit të personave që zgjidhen emërohen ose ushtrojnë fumksione publike”

Në rast refuzimi për të qënë kandidat, dega siguron nga i propozuari marrjen e një konfirmimi me shkrim për refuzimin e kandidatures;

Seti i plotë me dokumentat e kandidatëve do të dorëzohet pranë Sekretariatit Organizativ në Qendër. Afati për dorëzimin dokumentacionit do tju bëhet me dije në ditët në vijim;

Në rastet e kandidatëve të vetëpropozuar, ata dorëzojnë në degë dhe / ose pranë KOKOEs, në selinë qendrore, dokumentacionin e plotë sipas listes bashkangjitur. Çdo degë pranon kërkesat për vetekandidim, sigurohet që dokumentacioni i dorëzuar është i plotë dhe ja përcjell ato Sekretariatit Organizativ në Qendër.

Afatet e dorëzimit të dokumentacionit:

Në vijim të Udhëzimit 11 datë 24.10.2022 pika 4, ju bëjmë me dije se afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit të kandidatëve për Primare në bashkitë Tiranë, Durrës dhe Elbasan, do të jetë data 06 nëntor 2022 ora 20:00, në selinë qendrore te PDSH.

Pas këtij afati nuk do të pranohet asnjë aplikim, pasi dokumentacioni do ti kaloje Kryesisë së PDSH për vlerësimin e kandidaturave.

Degët të marrin masa për përcjelljen e njoftimit te të gjithë kandidatet e interesuar duke organizuar aktivet e seksioneve dhe grupseksioneve.

Pas