Aktualitet

PD nuk njeh vendimin për mbledhjen online të Komisioneve Parlamentare


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:10 - 25/09/21 |
Opi Nion

Në selinë blu po zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Burime bëjnë me dije se në këtë mbledhje është diskutuar për vendimin e Konferencës së Kryetarëve për mbledhje online të komisioneve.

Opozita ka vendosur që të mos e njohë këtë vendim pasi sipas tyre bie ndesh me Rregulloren e Kuvendit dhe synon t’i shmanget përballjes me opoziten dhe te mohoje transparencën për qytetaret.

“Deputetët e opozitës do të jenë prezent fizikisht në mbledhjet e komisioneve. Vendimi bie ndesh me rregulloren e Kuvendit dhe synon t’i shmanget përballjes me opozitën”, thuhet në vendimin që mori grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Kujtojmë se Partia Socialiste ka kërkuar që mbledhjet e komisioneve të zhvillohen online./Opinion.al

Pas