Partia Demokratike fillon nga sot përzgjedhjen e kandidatëve për deputet duke shënuar kështu de facto edhe nisjen e fushatës elektorale.
Kryesia e Partisë Demokratike miratoi mënyrën e përzgjedhjes se kandidateve për deputet, ku rolin kryesor e ka anëtarësia.
PD njofton se për herë të parë do të ngrihet edhe një komision i vlerësimit të kandidaturave, teksa sqaron rregullat dhe parimet mbi të cilat do të kryhet përzgjedhja e kandidatëve ndahen në katër faza.
1. Identifikimi dhe propozimi i kandidatëve nga anëtarët. Çdo anëtar ka të drejtën e propozimit të një kandidati. Edhe ata individ qe nuk janë propozuar nga anëtarësia, kane te drejtën e vetpropozimit
2. Verifikimi dhe seleksionimi i kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.
3. Konsultimi i listës se kandidatëve potencialë nga anëtarësia me parimin 1 anëtar, 1 votë.
4. Zyrtarizimi i listës nga kryesia e partisë dhe miratimi nga Këshilli Kombëtar.
Sakaq, të vetmit që nuk do të mund të jenë pjesë e garës janë personat që janë subjekt i ligjit të Dekriminalizimit, kanë qenë funksionar të lartë para viteve 90 apo bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit./Opinion.al