Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Kush janë 9 ish-‘sigurimsat’ që janë emëruar drejtorë në SHISH

2019/01/27 at 12:35 PM
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: Kush janë 9 ish-‘sigurimsat’ që janë emëruar drejtorë në SHISH

Partia Demokratike ka denoncuar të dielën se me ardhjen në krye të SHISH të Helidon Bendos, në këtë institucion ligjzbatues janë emëruar në poste drejtuese persona që kanë qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit.


Në një deklaratë nga selia blu, deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj u shpreh se “pasi mori në qeveri të gjithë pasardhësit e Byrosë Politike, miq të afërt të tij, Edi Rama riktheu në poste të rëndësishme drejtues të Sigurimit të Shtetit”.

Më tej, Alibeaj përmendi edhe emrat:

1- Rafail Milo: ish oficer i Sigurimit të Shtetit. Nga inspektor, ai emërohet Drejtor i Departamentit të Administratës në SHISH. Ka në varësi Drejtorinë Juridike dhe atë Ekonomike.

2- Qerim Dedja: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, nga inspektor emërohet drejtor i Drejtorisë së Sigurisë

3- Mevlud Matraku: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, punëtor operativ, kryesisht në Sarandë. Nga inspektor, është emëruar Drejtor i Performancës. Bën vlerësimin e të gjitha drejtorive të linjës informative operative.

4- Vladimir Elezi: ish punëtor operativ i Sigurimit të Shtetit është emëruar Drejtor në SHISH në Elbasan.

5- Gëzim Bime: ish oficer i Sigurimit të Shtetit nga inspektor, emërohet Drejtor kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit (drejtori e rëndësishme në punën operative)

6- Ilir Tafa: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, emërohet Drejtor i Drejtorisë SHISH, në Durrës. Vëllai i tij është Afrim Tafa, ish Drejtor Policie, i cili është në listat e punonjësve të policisë, i implikuar në trafikun e drogës.

7- Sokrat Mite: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, nga inspektor, emërohet zëvendësdrejtor i Departamentit të Kundërzbulimit.

8- Agim Karralli: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, nga inspektor, emërohet Drejtor i Drejtorisë SHISH Tiranë.

9- Rinald Serhani: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, emërohet Drejtor në SHISH.

Sipas deputetit demokrat, për të dy emrat e parë, Autoriteti i Dosjeve ka zbuluar dokumentacion të mjafteshëm që i bën ata të papërshtatshëm për promovimin në detyrë, ndërsa për 7-të të tjerët, ka prova të qarta në dosjet e tyre personale në SHISH se kanë qenë oficerë të shërbimit sekret të diktaturës.

“Sot kam një pyetje për çdo qytetar shqiptar: A besoni se rendi, drejtësia, siguria mund të garantohen nga njerëz që dikur na kanë torturuar dhe na kanë masakruar, na kanë mbajtur të izoluar si në kafaz? Partia Demokratike është e bindur se përgjigja e shumicës së shqiptare pergjigjen me një Jo të fortë! Sigurimi i Shtetit nuk mund të na japë as drejtësi, as rend dhe as siguri! Shërbimi më i mirë që sot mund t’i bëjmë vendit është të largojmë pa humbur kohë arkitektin e qeverisjes me Sigurimin e Shtetit”, – u shpreh Alibeaj./Rel.d/

 

 

Etiketa: denoncimetish-sigurimsatPDshish


Ju sugjerojmë

Zgjedhjet/PS, LZHK dhe “Shqipëria Bëhet” dorëzojnë kërkesën në KQZ për regjistrim
Kryesore

Zgjedhjet/PS, LZHK dhe “Shqipëria Bëhet” dorëzojnë kërkesën në KQZ për regjistrim

11 Tetor, 2025 2:08 pm
Parku i Besimit në Petrelë, Rama: Pres me padurim që kjo nismë të gjejë hapësirë
Kryesore

Parku i Besimit në Petrelë, Rama: Pres me padurim që kjo nismë të gjejë hapësirë

11 Tetor, 2025 10:20 am
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

Zgjedhjet, PD miraton kandidatët në 6 bashkitë

10 Tetor, 2025 10:15 pm
Mandatet e anëtarëve të Kushtetueses, PD letër Peleshit: Seanca të jetë publike
Politikë

Mandatet e anëtarëve të Kushtetueses, PD letër Peleshit: Seanca të jetë publike

10 Tetor, 2025 5:53 pm
Raporti i OECB për arsimin, Rama: Mësuesit sot s’i lëviz njeri nga vendi i punës
Kryesore

Raporti i OECB për arsimin, Rama: Mësuesit sot s’i lëviz njeri nga vendi i punës

10 Tetor, 2025 3:46 pm
Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë/Berisha: Dalim garant, nuk do të shkelet Kushtetuta
Kryesore

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë/Berisha: Dalim garant, nuk do të shkelet Kushtetuta

10 Tetor, 2025 1:09 pm
Celibashi:Zhvillimi i procesit zgjedhor në Tiranë në datën 9 nëntor është i pamundur
Kryesore

Celibashi:Zhvillimi i procesit zgjedhor në Tiranë në datën 9 nëntor është i pamundur

10 Tetor, 2025 11:03 am
Vendimi i Kushtetueses, Florian Binaj: Kurdo që të caktohet votimi do marrim pjesë
Kryesore

Vendimi i Kushtetueses, Florian Binaj: Kurdo që të caktohet votimi do marrim pjesë

9 Tetor, 2025 5:49 pm
Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon PS: Vendimi nuk prek…
Politikë

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon PS: Vendimi nuk prek…

9 Tetor, 2025 5:04 pm
Gjykata pezulloi zgjedhjet, Berisha: Mbrojtën Kushtetutën nga horrat e shtetit
Kryesore

Gjykata pezulloi zgjedhjet, Berisha: Mbrojtën Kushtetutën nga horrat e shtetit

9 Tetor, 2025 3:52 pm
Para
“Më prit në hotel”, letrat që Michael Jackson i dërgonte 14 vjeçarit

"Më prit në hotel", letrat që Michael Jackson i dërgonte 14 vjeçarit

Shpërthim me bombë në Kishë, raportohen 27 të vdekur

Shpërthim me bombë në Kishë, raportohen 27 të vdekur

Princ Philip më në fund i kërkon falje viktimës së aksidentit

Princ Philip më në fund i kërkon falje viktimës së aksidentit
















TE FUNDIT

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
12 Tetor, 2025

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është pyetur nga mediat lidhur me humbjen e ndeshjes ndaj Shqipërisë. Por ai i është...

Lexo më shumë

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit
12 Tetor, 2025

Lëvizja e qyetarëve me monopatina elektrike do të jetë e ndaluar nga dita e hënë, 13 Tetor. Lajmi është bërë...

Lexo më shumë

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze
12 Tetor, 2025

Dy shtetase kineze jane arrestuar nga policia për ushtrim prostitucioni, në qytetin e Durrësit. Bëhet me dije se në lagjen...

Lexo më shumë

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë
12 Tetor, 2025

Gazetari Blendi Fevziu, I cili ka ndjekur nga stadiumi i Leskovacit ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, ka ndarë në rrjetet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com