Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD kundër Manastirliut: 8 vite në pushtet, thotë fajin e kanë demokratët

2020/08/24 at 10:03 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PD kundër Manastirliut: 8 vite në pushtet, thotë fajin e kanë demokratët

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ka replikuar me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu, lidhur me situatën dhe numrin e ulët të mjekëve në sistemin shëndetësor shqiptar.


Pas një raporti të OBSH, Ministrja tha se ai i përkiste vitit 2016 dhe se pagesat e mjekëve në Shqipëri kishin pësuar një rritje prej 26%.

Ish- deputeti Spahia shkruan se në vitin e tetë të pushtetit qeveria akuzon ende PD për numrin e ulët të mjekëve.

“Në vitin e tetë në pushtet, Ministrja e shëndetësisë paska thënë se fajin e ka qeverisja e demokratëve, për numrin në ulje të mjekëve për banorë në Shqipëri, sipas të dhënave, jo nga PD por nga vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë!!!

Po ju cfarë keni bërë në 8 vite moj zonjë? Kujt i tregoni suksese virtuale? Mendon se shqiptarët, që kanë punë në dyert e spitaleve e qendrave shëndetësore, nuk e shikojnë vetë sesi është situata? Besoni vërtetë, se ka mjekë që do braktisnin vendin e familjet e tyre në Shqipëri, për të nisur gjithcka nga e para në një vend të huaj, nëse do e kishin atë mrekullinë që propagandoni? Cfarë strategjie konkrete keni ju, për frenimin e hemoragjisë së mjekëve, përvec retorikës politike që fajëson opozitën edhe pse jeni në vitin e 8 në pushtet? Me propagandë po e zgjidhni këtë situatë, apo thjesht po rrini duarkryq për turp?”, shkruan Spahia.

Më tej, ai shton se konçensionet korruptive janë ato që kanë dëmtuar sistemin shëndetësor.

“Kaq budallenj i dini mjekët, sa të mos kuptojnë si funksionon sistemi i meritës nën pushtetin tuaj? E panë me zgjedhjet pa alternativa dhe me emra të paracaktuar, edhe në Universitetin e Mjekësisë, njëlloj si në Universitetet e tjera, me ngut e në kohë pandemie!

Zonja ministre, mendon se mjekët kanë kapacitet të ulët për të kuptuar “meritën” që ju propagandoni? Nuk i kuptojnë ata, kërcënimet që u bëhen edhe në këtë kohë pandemie, për të mos treguar realitetin skandaloz në sistemin shëndetësor, me mungesa personeli, barnash e aparaturash, që rrëzon fasadën e turpshme të propagandës, që ndërtoni për ditë me taksat e shqiptarëve?

Besoni vërtetë se personeli mjekësor e vetë shqiptarët nuk e kuptojnë se cfarë u kanë sjellë koncesionet tuaja korruptive e PPP-të sistemit shëndetësor? Nuk e shohin, se si në kohë pandemie ulen shpenzimet për shëndetësinë, duke u cënuar shërbimin që shpëton jetë, por nuk preken koncesionet, të cilat vec mbushjes se xhepave të hajdutëve me pushtet, nuk i kanë sjellë përfitim qytetarëve, e as vetë personelit shëndetësor?

Prandaj Partia Demokratike ka premtuar zhbërjen e koncesioneve korruptive me taksat e shqiptarëve dhe rroga dinjitoze të mjekëve e infermierëve, jo vetëm në kohë pandemie, por në mënyrë të qëndrueshme, që do nisin nga 1200 euro për mjekët e nga 700 euro për infermierët!

Ndryshe nga ju, ne nuk lejojmë që të vazhdoni të mashtroni shqiptarët, por do vazhdojmë të denoncojmë abuzimet e gënjeshtrat tuaja që kushtojnë jetë, edhe pse juve qartazi nuk ju bëhet vonë më për shqiptarët!”, shkruan në facebook ish-deputeti i PD./Opinion.al

 



Ju sugjerojmë

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Para
Itali/47 ditë në koma, taksisti mposht virusin pasi i dhanë 3 orë jetë

Itali/47 ditë në koma, taksisti mposht virusin pasi i dhanë 3 orë jetë

Kina vijon të ndihmojë Italinë, dërgon 40 ton pajisje mjekësore

Covid/Kina pohon se ka vaksinuar mjekët dhe punonjësit e kufirit në Korrik

Konventa e republikanëve/Trump, zyrtarisht kandidat për president

Konventa e republikanëve/Trump, zyrtarisht kandidat për president
















TE FUNDIT

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
27 Korrik, 2026

Në media janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
27 Korrik, 2026

“Sa më pranë Bashkimit Evropian, aq më të forta bëhen edhe përpjekjet për të penguar këtë rrugëtim.” – Për kryeministrin...

Lexo më shumë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
27 Korrik, 2026

Qytetarët janë mbledhur sërish në protestë ndërsa sot mbahet seanca e radhës plenare e Kuvendit. Për shkak të perimetrit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}