Bota

Covid/Kina pohon se ka vaksinuar mjekët dhe punonjësit e kufirit në Korrik


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:52 - 24/08/20 |
Opi Nion

Kina ka përdorur një vaksinë eksperimentale për personat në rrezik të lartë duke përfshirë mjekët e vijës së parë dhe inspektorët e kufirit. Sipas një zyrtari të komisionit kombëtar të shëndetësisë, kjo vaksinë është aplikuar që në muajin korrik.

Zheng Zhongëei, drejtor i Shkencës dhe Teknologjisë në  Komisionin Kombëtar të Shëndetit, tha se vaksina ishte aprovuar që në 22 Korrik.

Zheng tha për televizionin ÇTV-2 se personat e ekspozuar në rrezik të lartë ndaj virusit janë të përzgjedhur për ta marr vaksinën.

Vaksina u zhvillua nga “ Sinopharm’s China National Biotec Group”, ndërsa faza e tretë e saj u krye në Peru, Marok dhe Argjentinë.

Kjo nuk është hera e parë që vendi aprovon përdorimin e vaksinave eksperimentale. Në qershor qeveria kineze aprovoi përdorimin e një tjetër vaksine kandidate për ushtarakët./Opinion.al

Pas