Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Interpelancë urgjente me Ministren, largoi bashkëpunëtorin e drejtësisë Nezar Seitaj

2018/01/31 at 3:09 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Dosja Habilaj”/ Ministrja: Ia dolëm ta përkthejmë në shqip. Sot shkon në prokurori

Partia Demokratike akuzon drejpërdrejt Kryeministrin Rama se ka larguar nga Shqipëria bashkëpunëtorin e drejtësisë, Nezir Seitaj pasi ky i fundit kishte pranuar të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë për çështjen “Habilaj-Tahiri”. PD ka kërkuar interpelancë parlamentare me ministren e Drejtësisë.


Enkelejd Alibeaj përmes një deklarate për mediat tha se: “I arrestuari si pjesë e bandës së trafikur kishte pranuar pra Prokurorëve të Krimeve të Rënda për të rrëfyer milionat e marra nga Saimir Tahiri si përfitim nga trafiku ndërkombëtar i drogës.

“Ky është një akt më i rëndë edhe sesa vetë trafiku i d rogës nga Saimir Tahiri. I pari tregon lidhjen e Ministrit të Brendshëm me trafikun e drogës. I dyti tregon sesi I gjithë shteti, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme, Prokuroria, Drejtoria e Burgjeve, më urdhrin e Edi Ramës kanë rrëmbyer dëshmitarin e vetëm, kur ai rrezikonte zbërthimin e çështjes “Tahiri”, tha Alibeaj.

Ndaj, PD do të thërrasë në një interpelancë urgjente Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, si përgjegjëse kryesore për ekstradimin e paligjshëm të Nezar Seitajt, financierit të bandës Tahiri-Habilaj.

Më tej deklarata e plotë e Alibeajt nga selia e PD

Ne jemi të bindur se kjo interpelancë urgjente me Ministren e Drejtësisë do t’i shërbejë zbulimit të mëtejshëm të skemës së Edi Ramës për të mbyllur dosjen e përfshirjes së Saimir Tahirit në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Pjesë e skemës është vendimi për të rrëmbyer dhe larguar nga Shqipëria financierin e bandës Tahiri-Habilaj, Nezar Seitaj, i cili është në dijeni të të gjitha parave që Saimir Tahiri ka përfituar nga trafiku i kanabisit drejt Italisë.

Deri para ekstradimit të paligjshëm, Nezar Seitaj, ishte i vetmi anëtar i bandës të Habiljave, që po hetohej nën arrest nga Krimet e Rënda si pjesë e dosjes Tahiri-Habilaj. Pjesa tjetër janë ose në arrest në Itali, osë oficerë policie në arrati me ndihmën e Edi Ramës, ose deputet në Kuvendin e Shqipërisë, nën mbrojtjen e Edi Ramës.

Partia Demokratike disponon provën zyrtare që provon se, për t’i shërbyer Edi Ramës që të mbyllë dosjen “Tahiri”, Ministrja e Drejtësisë gënjen, kur deklaron se nuk ka qenë në dijeni se financiari i bandës Tahiri-Habilaj po hetohej në Shqipëri. Sipas ligjit shqiptar, kur një person ka një proçedim penal në Shqipëri, ekstradimin e tij është i ndaluar.

Ky është proçesverbali i mbajtur nga policia për arrestimin e Nazer Seitajt.

Në proçesverbalin e arrestimit të financierit të drogës së Tahirit dhe Habiljave, thuhet se Nazer Seitaj u ndalua për llogari të Prokurorisë së Krimeve të Rënda më 19 Tetor 2017, pas aksionit në Babicë të Vlorës, ku u sekuestruan 4 tonë drogë.

Ky proçesverbal rrëzon dekaratën e Ministres së Drejtësisë se nuk e dintë që për Nezir Seitajn kishte një çështje penale në Shqipëri.

Proçesverbali i policisë tregon, gjithashtu, se financieri i bandes Tahiri-Habilaj është arrestuar më 19 dhe jo më 20 tetor, siç deklaron Ministri i Brendshëm, i cili vetë është pjesë kyçe e skemës së Ramës për ekstradimin e dëshmitarit të vetëm të arrestuar që mund të tregonte paratë e drogës së Saimir Tahirit.

Vënia e shtetit me urdhër të Kryeministrit për rrëmbimin e dëshmitarit të vetëm të arrestuar kundër Saimir Tahirit, tregon se në Shqipëri nuk do të ketë drejtësi derisa peshqit e mëdhënj që po shkatërrojnë hetimet për Saimir Tahirin të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

 

Etiketa: bashkepunetori i drejtesisedokumentiDrogaekstradimiEtilda Gjonajhabilajinterpelancenezar seitajPDtahiri


Ju sugjerojmë

Mocion mosbesimi për qeverinë?Bardhi-Ballës: Aksionet e grupit të PD nuk i dikton ti
Politikë

Mocion mosbesimi për qeverinë?Bardhi-Ballës: Aksionet e grupit të PD nuk i dikton ti

25 Qershor, 2026 12:43 pm
Balla-opozitës: A e sillni dot Berishën për kryeministër?
Politikë

Balla-opozitës: A e sillni dot Berishën për kryeministër?

25 Qershor, 2026 12:01 pm
Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesën e PD për mocionin me debat për protestën
Politikë

Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesën e PD për mocionin me debat për protestën

25 Qershor, 2026 11:57 am
Mori pjesë në protestën në Tiranë, Rama i nxjerr foton me ish-presidentin iranian
Aktualitet

Mori pjesë në protestën në Tiranë, Rama i nxjerr foton me ish-presidentin iranian

25 Qershor, 2026 11:37 am
Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë
Aktualitet

Helmohen 60 kursantë të Akademisë së Sigurisë, nis hetimi

25 Qershor, 2026 11:14 am
Kuvend, PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës
Kryesore

Kuvend, PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës

25 Qershor, 2026 11:05 am
Rama shkon në Poloni, merr pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës
Kryesore

Rama shkon në Poloni, merr pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës

25 Qershor, 2026 10:17 am
Rama u përgjigjet protestuesve: S’ka forcë që më ndal mua dhe PS-në
Kryesore

Rama u përgjigjet protestuesve: S’ka forcë që më ndal mua dhe PS-në

25 Qershor, 2026 9:51 am
Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë
Aktualitet

Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë

25 Qershor, 2026 8:56 am
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

24 Qershor, 2026 10:09 pm
Para
Video/ Ndodh në Durrës, burri ngjitet mbi shtyllë dhe jep spektakël

Video/ Ndodh në Durrës, burri ngjitet mbi shtyllë dhe jep spektakël

Kryetari i Bashkisë ngre alarmin: Dibra është kthyer në ‘El Paso’, policia të arrestojë gangsterët e PDIU-së

Kryetari i Bashkisë ngre alarmin: Dibra është kthyer në ‘El Paso’, policia të arrestojë gangsterët e PDIU-së

Pse prindërit nuk duhet të flenë me foshnjat në një krevat?

Pse prindërit nuk duhet të flenë me foshnjat në një krevat?
















TE FUNDIT

Mbi 212 vdekje nga i nxehti ekstrem në Spanjë

Mbi 212 vdekje nga i nxehti ekstrem në Spanjë
25 Qershor, 2026

Një valë rekord e nxehtësisë që ka goditur pjesën më të madhe të Evropës mund të lidhet me 212 vdekje...

Lexo më shumë

Përkeqësohet bilanci i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

Përkeqësohet bilanci i viktimave nga tërmetet në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Është përkeqësuar bilanci i të vdekurve si pasojë e dy tërmeteve që goditën Venezuelën, ku numri i viktimave ka arritur...

Lexo më shumë

Mocion mosbesimi për qeverinë?Bardhi-Ballës: Aksionet e grupit të PD nuk i dikton ti

Mocion mosbesimi për qeverinë?Bardhi-Ballës: Aksionet e grupit të PD nuk i dikton ti
25 Qershor, 2026

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratave të Taulant Ballës i cili i kërkoi të dorëzojnë...

Lexo më shumë

Balla-opozitës: A e sillni dot Berishën për kryeministër?

Balla-opozitës: A e sillni dot Berishën për kryeministër?
25 Qershor, 2026

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla i bëri thirrje opozitës që të kërkojnë mocion mosbesimi, pas mbledhjes së Konferencës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}