Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD e përfshirë në financimin rus, reagon Paloka e Pollo: Të bëhet transparencë

2022/09/14 at 11:04 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PD e përfshirë në financimin rus, reagon Paloka e Pollo: Të bëhet transparencë

Pas publikimit të raportit të inteligjencës amerikane i cili thotë se Rusia financoi PD me 500 mijë dollarë në 2017-ën, kohë kur kjo forcë politike drejtohej nga Lulzim Basha, kanë reaguar kreu aktual i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Genc Pollo.

Në një postim në faqen e tij në Facebook,  Paloka shkruan me ironi se, “kur futesh në pazar, blen dhe shet, po dhe të blejnë e të shesin…! Kujtesë për të tjerët!”.

Ndërsa Genc Pollo në një reagim të gjatë në rrjetet sociale shprehet se PD duhet të bëjë transparencë mbi “500 000 dollarët rusë” të Lulzim Bashës.

Po ashtu ai thotë se do të propozojë zyrtarisht që udhëheqja aktuale, kryetari Sali Berisha e Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka të ndërmarrin një audit të plotë të çështjes të drejtuar nga një Komision i Posaçëm.

“Si deputet i zgjedhur në 2017 i kam besuar shpjegimeve publike të asokohe kryetarit Lulzim Basha se në asnjë mënyrë burimi i financimit nuk ka qenë Rusia ose të tjera shtete apo organizata jo miqësore me Shqipërinë (fatkeqsisht organeve partiake nuk ju paraqit siç parashikon statuti raporti financiar vjetor që mund të hidhte dritë mbi detajet e këtyre pagesave).

Këto financime kanë ndodhur jashtë buxhetit zyrtar te partisë dhe kanë përdorur guackat fiskale jashtë vendit tonë. Këtu mund të kemi të bëjmë me parregullsi administrative e ligjore; mbase edhe me shkelje penale.  Por sot nuk kemi thjesht këto probleme të cilat mbeten pjesërisht të pazgjidhura.  Sot kemi të bëjmë me pohime zyrtare amerikane se Basha mori financime në v. 2017 nga një shtet atëhere jomiqësor dhe sot, me agresionin e përgjakshëm kundër Ukrainës dhe rendit ndërkombëtar, një shtet armik.  PDSh si partia që historikisht rrëzoi komunizmin dhe e orientoi Shqipërinë drejt Europës e Perëndimit nuk ka asnjë arsye të mbajë të tilla njolla, hije apo dyshime.  Prandaj do të propozoj zyrtarisht që udhëheqja aktuale, përfshi kryetarin Berisha e Sekretarin e Përgjithshëm Noka të ndërmarrin një audit të plotë të çështjes të drejtuar nga një Komision i Posaçëm. Raporti i auditimit duhet t’u prezantohet Kryesisë, Këshillit Kombëtar, Grupit Parlamentar si dhe të publikohet në ëebsitin e partisë.

Unë jam i ndërgjegjshëm se situata është komplekse: për shkak të ndërlikimeve gjyqësore një sërë tagrash nga aksesi në llogaritë bankare deri tek ëebsiti i partisë janë ende të kontrolluara nga Basha e njerëzit e tij. Gjithashtu çfarëdo informacioni amerikan të marrë qeveria Rama mendoj se nuk do e përdorë në interesin shtetëror por për të dëmtuar opozitën edhe tashti që Basha ka ikur. E ka provuar këtë edhe duke keqpërdorur ndërkombëtarë të caktuar.  Por këto nuk janë arsye që PD të mos pastrojë plehun e mbetur në Haurin e Avgjisë. Qoftë edhe duke thirrur para Komisionit të Posaçëm të Auditimit të tërë zyrtarët partiakë përgjegjës; përfshi edhe ish kryetarin e partisë. Dhe duke bërë transparencë të plotë mbi çështjen”-shkruan Genc Pollo.

Ju sugjerojmë

Trump flet në Davos: Europa nuk po shkon në drejtimin e duhur
Bota

Trump flet në Davos: Europa nuk po shkon në drejtimin e duhur

21 Janar, 2026 3:11 pm
Do të votojë PD aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes?Berisha pa vendim:Nuk kam…
Kryesore

Do të votojë PD aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes?Berisha pa vendim:Nuk kam…

21 Janar, 2026 2:24 pm
Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO dënon me 30 vite burg Leonard Dukën
Kronikë

Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO dënon me 30 vite burg Leonard Dukën

21 Janar, 2026 1:26 pm
Meloni fjalim për Krishtlindje: Ishte një vit i vështirë, viti tjetër do jetë më keq
Bota

Italia do e refuzojë Bordit të Paqes për Gazën, pengesë edhe kushtetuta

21 Janar, 2026 12:48 pm
Blerina Gjylameti, në krye të AKU
Aktualitet

Blerina Gjylameti, në krye të AKU

21 Janar, 2026 12:44 pm
“21 janari”, Mark Nika del nga SPAK: Prokurori më tha se…
Aktualitet

“21 janari”, Mark Nika del nga SPAK: Prokurori më tha se…

21 Janar, 2026 12:41 pm
Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri te Fresku dhe në Tufinë, 3 të arrestuar
Kronikë

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri te Fresku dhe në Tufinë, 3 të arrestuar

21 Janar, 2026 11:45 am
Bordi i Paqes/ Trump fton edhe Osmanin, Rama e uron
Kryesore

Bordi i Paqes/ Trump fton edhe Osmanin, Rama e uron

21 Janar, 2026 11:08 am
Kupa e Botës 2026, cilat do të jenë rregullat e reja që do testohen në Botëror
Sport

Kupa e Botës 2026, cilat do të jenë rregullat e reja që do testohen në Botëror

21 Janar, 2026 10:42 am
15 vite nga 21 Janari, Rama për Berishën: Deshi të tregonte se të vret me të vërtetë
Aktualitet

15 vite nga 21 Janari, Rama për Berishën: Deshi të tregonte se të vret me të vërtetë

21 Janar, 2026 10:25 am
Para
“Bëhej xheloz që flisja me Martinin, prandaj e vrau”, rrëfimi i Tina Pajollarit

"Bëhej xheloz që flisja me Martinin, prandaj e vrau”, rrëfimi i Tina Pajollarit

Basha shkon në parlament: Pse nuk isha në mbledhje, do punoj që PD të kthehet…

Rusia financoi PD,Basha:PD s'ka marrë kurrë financim të huaj,aq më pak me burim rus

Ambasada e SHBA:Peskov fytyra e propagandës ruse, edhe pse nënpunës multimilioner

Ambasada e SHBA:Peskov fytyra e propagandës ruse, edhe pse nënpunës multimilioner

TE FUNDIT

Trump flet në Davos: Europa nuk po shkon në drejtimin e duhur

Trump flet në Davos: Europa nuk po shkon në drejtimin e duhur
21 Janar, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar në Forumin Ekonomik Botëror në Davos se Europa “nuk po shkon në drejtimin...

Lexo më shumë

Do të votojë PD aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes?Berisha pa vendim:Nuk kam…

Do të votojë PD aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes?Berisha pa vendim:Nuk kam…
21 Janar, 2026

Gjatë konferencës për shtyp, kreu i PD Sali Berisha u pyet nëse Partia Demokratike do të votojë aderimin e Shqipërisë...

Lexo më shumë

Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO dënon me 30 vite burg Leonard Dukën

Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO dënon me 30 vite burg Leonard Dukën
21 Janar, 2026

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për të pandehurit dhe të akuzuarit në lidhje me vrasjen e ish policit Santiago Malko,...

Lexo më shumë

Italia do e refuzojë Bordit të Paqes për Gazën, pengesë edhe kushtetuta

Meloni fjalim për Krishtlindje: Ishte një vit i vështirë, viti tjetër do jetë më keq
21 Janar, 2026

Mburoja është neni 11 i Kushtetutës. Ai i lejon Italisë të jetë pjesë e organizmave ndërkombëtarë që merren me paqen,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com