Aktualitet

PD e Lushnjës: Ja lista me deputetët që bëjnë emërimet në arsim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:28 - 04/11/15 |
b.f

LUSHNJE- PD e Lushnjës akuzon mazhorancës për emërime partiake në arsim. “169 mësues janë futur në punë në këtë qytet me rekomandime të deputëteve dhe përfaqësuesve të mazhorancës vetëm gjatë periudhës dhjetor 2013 – maj 2014”, tha kreu i PD së Lushnjës në një komunikatë për mediat. Sipas tij, Petrit Vasili i LSI ka bërë 38 emërime, Bujar Çela i PS 29 emërime, Arben Çuko i PS 26 emërime, Erion Braçe i PS ka emëruar 17 mësues, Nora Malaj, zëvendësministre e arsimit (LSI) ka bërë 3 emërime. Të gjitha këto emërime janë bërë në kohën kur drejtoreshë ishte Luiza Tabaku e cila është dënuar për korrupsion dhe ndodhet në burg.

 

lista 1lista 2

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas