Aktualitet

Ja çfarë kërkojnë studentët nga Kryeministri Rama


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:14 - 04/11/15 |
b.f

Studentët protestues kundër ligjit të arsimit të lartë, kanë disa pika bazë mbi të cilat i mbështesin kërkesat e tyre. Ata shprehen se e duan riformimin e arsimit të lartë, por jo në këtë mënyrë dhe gjithçka nis pikërisht nga forma se si është hartuar ky ligj. Ja cilat janë disa nga pikat kryesore, që studentët kundërshtojnë:

  1. Procesi i hartimit

Sipas studentëve procesi i hartimit të reformës është nisur dhe realizuar nga disa universitete private, që ndikojnë tek qeveria për t’u vetëfavorizuar. Nga procesi i reformimit janë përjashtuar nga të gjithë ata që nuk e mendojnë si Kryeministri., mes të cilëve edhe shumica dërrmuese e universiteteve publike. Stduentët kërkojnë që reformimi të nisë dhe të konceptohet nga mbledhje të gjera dhe të shpeshta të universitarëve në kuvende të mëdha ku të diskutohet jashtë influencës së qeverisë dhe universiteteve private.

  1. Reforma çon para tek privatët

Ligji i arsimit të lartë financon universitetet private, çka do të thotë se ul financimet për universitet shtetërore, që do të detyrohen të rrisin tarifat, të cilat edhe sot janë të larta. “Nisur nga ky fakt, universitetet publike do kthehen në ndërmarrje tregtare, të cilave do t’u duhet t’i mbijetojnë falimentit sepse qeveria i trajton me pak. Në këtë mënyrë arsimi komercializohet dhe ul cilësinë, për të mbijetuar”, tregon aktivisti Arlind Qorri, për “Opinion.al”.

  1. Qeveria kontrollon universitetet publike

Qeveria do të marrë nën kontroll administratën nëpërmjet bordit , duke kontrolluar universitetet publike, ndërkohë që ato private nuk I prek. Studentët mendojnë se universitet duhet të organizohen demokratikisht. Aty duhet të vendosin studentët dhe pedgogët, pjesëmarrja e të cilëve në vendimarrje reduktohet ndjeshëm nga ligji në fjalë. Studentët mendojnë që një universitet, nuk duhet t’i japë llogari qeverisë, por shoqërisë dhe çdo tentakulë për të favorizuar universitetet private duhet të ndalohet.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas