Politikë

PD do të kërkojë përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:14 - 07/05/21 |
Opi Nion

Partia Demokratike pritet që të ditën e diel që të dorëzojë pranë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ kërkesën për shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit për 9 qarqe në vend.

Të vetmet qarqe ku PD nuk pretendon se ka pasur parregullsi janë Shkodra, Lezha dhe Dibra, të cilat i ka fituar.

Mes qarqeve që kërkohet rivotim përpos Durrësit, Tiranës, Elbasanit, Fierit, Beratit, Gjirokastrës, Korçës dhe Vlorës është edhe Kukësi, që PD e ka fituar në 25 Prill.

Me provat që sipas tyre disponojnë, PD pretendon se në 9 këto qarqe procesi zgjedhor nuk ka qenë i drejtë dhe vullneti i qytetarëve është deformuar.

Çfarëdo vendimi që të marrë KAS me shumë shanse fjalën e fundit për dosjen do ta thotë Kolegji Zgjedhor. Në 25 Prill Edi Rama mori 74 mandate për të qeverisur edhe për një tjetër mandat, i treti radhazi në pushtet.

Pas