Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD denoncon: Fondet e rikonstruksionit të shkollës në Thumanë u vodhën

2020/11/27 at 10:55 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PD denoncon: Fondet e rikonstruksionit të shkollës në Thumanë u vodhën

Partia Demokratike ka akuzuar sot qeverinë dhe pushtetin lokal në Krujë se kanë abuzuar me fondet e rikonstruktimit të shkollës “Ramazan Jongozi” në Thumanë që u shemb nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata gjatë një video-mesazhi, tha se pak muaj para tërmetit të 26 Nëntorit shkolla ishte rikonstruktuar dhe për të ishin paguar 587 milionë lekë.

Sipas PD, rikonstruksioni i shkollës është bërë në mënyrë të pjesshme pasi nëse ajo do të ishte rikonstruktuar siç duhet nuk duhet të ishte shembur nga tërmeti. Ai shtoi gjithashtu se pjesa e mbetur e rrënojave të godinës pas tërmetit u rrafshua brenda natës nga fadromat për të fshehur gjurmët.

“Shkolla u rrafshua brenda natës nga fadromat, në mënyrë që nga vjedhja e fondeve dhe abuzimit skandaloz kriminal të mos ngelej gjurmë, duke zhdukur vjedhjen. Kështu, 587 milion lekë avulluan vetëm 3-muaj pas rikonstruksionit. Pyetja që ngremë sot është: Çfarë po ndodh sot me fondet e rindërtimit të kësaj shkolle simbol të korrupsionit dhe hajdutërisë së kësaj qeverie?”, tha Gjata.

“Fondet po vidhen sërish, sepse “Hajdutët e Fatkeqësisë” janë të pangopur. Ata kërkojnë që milionat të zhvaten sërish dhe rindërtimi i shpejtë i shkollës nuk është aspak prioritet i kësaj qeverie. Që dikush të vjedhë disa miliona lekë, pushtetarët e sotëm në Tiranë dhe në Krujë bëjnë gjithçka munden, por veç për fëmijët që bëjnë kilometra të tërë për të shkuar në një shkollë tjetër, nuk mendojnë. “Hajdutët e Fatkeqësisë” i kanë zvarritur procedurat e lidhjes së kontratës me të paktën 3 muaj, derisa kanë rënë dakord se si do ta ndajnë prenë e tyre në oborrin e një shkolle në tentativë, ku sot duhet të mësonin nxënësit. Shkolla e Thumanës duhet të kishte përfunduar sot që flasim, por korrupsioni i “Hajdutëve të Fatkeqësisë” e ka penguar atë. Deri tani, është realizuar vetëm 30% i punimeve totale, duke dëshmuar se puna e vërtetë e kësaj qeverie është grabitja e qytetarëve edhe në kohën më të vështirë për ta. Nxënësit nuk janë prioritet i kësaj qeverie, tepsia PO! Shumë shpejt, perdja do të bjerë dhe “Hajdutët e Fatkeqësisë” do të përgjigjen përpara ligjit.”, shtoi përfaqësuesi i PD. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
Bota

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

2 Korrik, 2025 10:58 pm
Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
Aktualitet

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

2 Korrik, 2025 10:39 pm
Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
Bota

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

2 Korrik, 2025 10:22 pm
Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
Rajoni

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

2 Korrik, 2025 9:50 pm
Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend
Kryesore

Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend

2 Korrik, 2025 9:22 pm
“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in
Aktualitet

“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in

2 Korrik, 2025 9:15 pm
NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…
Politikë

NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…

2 Korrik, 2025 8:59 pm
Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë
Bota

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë

2 Korrik, 2025 8:46 pm
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
Bota

BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040

2 Korrik, 2025 8:28 pm
Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!
Politikë

Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!

2 Korrik, 2025 8:08 pm
Para
Njohja me Serbinë/ Hoti: Sot në Bruksel fillon draftimi i marrëveshjes

Hoti: Nuk jap dorëheqjen, zgjedhim presidentin ose shkojmë në zgjedhje

Komision për raportin e Dik Martit? Meta: Kërkojnë të përçajnë shqiptarët

Meta cakton datën për shortin e zgjedhjes së KED për vitin e ardhshëm

FOTO/ U qëllua nga shoku, këta janë dy të rinjtë e ngjarjes së Bulqizës

Vdekja e 23-vjeçarit në Bulqizë, shoku: Nuk e vrava unë, na qëlluan

TE FUNDIT

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
2 Korrik, 2025

Një grindje publike midis Presidentit Donald Trump dhe aleatit të tij, miliarderit Elon Musk, u rihap këtë javë pas një...

Lexo më shumë

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
2 Korrik, 2025

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas arrestimeve në “Bankers Petroleum”. Në një postim në rrjetet sociale sindikata bën të...

Lexo më shumë

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
2 Korrik, 2025

Sipas mediave shtetërore, Presidenti iranian Masud Peseshkian ka nënshkruar një ligj që pezullon bashkëpunimin e vendit të tij me Agjencinë...

Lexo më shumë

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
2 Korrik, 2025

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka mbajtur në fuqi të mërkurën një dënim prej 12 vjetëve burgim për Ekrem...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com