Rajoni

Hoti: Nuk jap dorëheqjen, zgjedhim presidentin ose shkojmë në zgjedhje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:59 - 27/11/20 |
Opi Nion

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. ka reaguar pas informacioneve për një dorëheqje të mundshme. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai thekson se lajmet që po qarkullojnë janë të pavërteta.

Hoti shkruan se me veprimet e tij ka dëshmuar gatishmëri për të ofruar zgjidhje për çështjet e ngritura, duke zhbllokuar madje edhe proceset komplekse nëpër të cilat ka kaluar Kosova, siç ishte arritja e marrëveshjes së 4 shtatorit në Uashington, menaxhimi i pandemisë si dhe hartimi i paketës emergjente për rimëkëmbje ekonomike.

“Informacionet të cilat po qarkullojnë nëpër media për dorëheqjen time janë të pa vërteta. Me veprimet e mia kam dëshmuar gatishmëri e përkushtim për të ofruar zgjidhje për të gjitha çështjet e ngritura, duke zhbllokuar madje edhe proceset komplekse nëpër të cilat ka kaluar vendi siç ishte vendimi për vazhdimin e dialogut me parime dhe arritja e marrëveshje së 4 shtatorit në Uashington, hartimi i pakos emergjente dhe asaj për rimëkëmbje ekonomike dhe masat konkrete në menaxhimin e pandemisë Covid -19”, ka thënë ai.

Ndërsa sa i takon zhvillimeve të fundit politike, pas veprimeve të Gjykatës së Hagës, Hoti thotë se në Kosovë janë dy opsione, partitë politike të bien dakord për çështjen e presidentit presidentin ose të shkojnë në zgjedhje të reja.

Sa i përket zhvillimeve të fundit pas veprimeve të Dhomave të Specializuara dhe dorëheqjes së ish Presidentit Thaçi, e kam bërë të qartë se partitë parlamentare i kanë dy opsione, të gjejnë zgjidhje për çështjen e Presidentit ose të dakordohen për datën e zgjedhjeve. Por, asnjëherë në asnjë kontekst nuk e kam përmendur dorëheqjen si opsion”, thotë ai./Opinion.al

Pas