Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD bashkë me LSI? Tritan Shehu: Kjo është stuhi në gotë për PD-në

2017/08/08 at 9:57 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Çfarë po ndodh me Urgjencën mjekësore?

Nga Tritan Shehu


A do të bëjë PD koalicion me LSI tashmë?! Kjo pyetje, por që në fakt nuk është e tillë dhe nuk mund të jetë thjesht një pyetje, po qarkullon prej disa ditësh si me porosi në disa media, media sociale, diskutime televizive nga individë të ndryshëm.

Në pamje të parë duket sikur është një shqetësim real, që qëndron dhe kërkon të marrë një përgjigje. Por po të përqendrohesh më shumë, konstaton se nuk mund të jetë thjesht diçka e tillë. Dhe kjo lidhet me disa arsye, arsye që unë mendoj se vijnë edhe nga fakti që shumica e atyre të cilët e artikulojnë këtë dilemë, kanë kaq njohuri, eksperiencë, mundësi informimi apo diçka tjetër, për ta pasur të qartë, edhe pa pyetur e pa pritur përgjigje, të vërtetën, mënyrën e komportimit dhe të marrëdhënieve në opozitë, inkluziv dhe në atë shqiptare, inkluziv edhe PD-në në rastin konkret.

Pra, thjesht atë që është, përgjigjen negative ndaj saj. Kjo vlen edhe sepse gjërat në saje të komportamentit tonë politik të deri tanishëm janë të qarta e në tërësi janë shprehur nga shumica jonë pa lënë dyshime edhe rreth qëndrimeve të ardhshme në opozitë apo në Kuvend të PD-së. Në fakt, kjo është artikuluar si e tillë edhe nga kryetari i partisë z. Basha.

Pra, këtu nuk ka vend për hamendje a diskutime shterpe, por jo vetëm shterpe, me plot nuanca keqdashëse ndaj PD-së disa herë këto. Sidoqoftë, meqenëse ka që vazhdojnë të ngulin këmbë në këtë “dilemë” për shkak të moskuptimit të realitetit, të dëshirës për protagonizëm, apo sepse synojnë ta nxisin atë qëllimisht e artificialisht, u ula dhe po shkruaj këto rreshta për të dhënë disa gjykime, të cilat në fakt nuk ndryshojnë nga ato që kam thënë edhe në raste të tjera.

Këtu së pari duhet të mirëkuptojmë disa elemente. Elementi i parë është qartësimi (edhe për ata që nuk po arrijnë apo nuk duan të qartësohen), se PD tashmë do të vazhdojë të jetë në opozitë me qeverisjen e PS, duke bërë të gjitha përpjekjet politike demokratike, duke mobilizuar të gjitha potencialet e saj dhe ato opozitare, për t’i bërë ballë revanshit të pritshëm qeverisës, për të ndërtuar premisat e ndryshimeve të ardhshme.

Dhe kjo është çështja që duhet të preokupojë më shumë opinionin, përfshi dhe “dashamirësit” e shqetësuar sot kot së koti. Së dyti, për hir të së vërtetës, dua të them se askush nga forumet tona nuk ka artikuluar në mënyrë afermative, qoftë dhe indirekt fjalën “koalicion” për PD në opozitë, me askënd (këtu nuk e kam fjalën për koalicionin ekzistues parazgjedhor).

Është thënë vetëm se PD do të jetë strumbullari i opozitës shqiptare, truri e motori kryesor i saj, bazuar kjo në vlerat tona morale, në planin politik, ngjyrimet ideologjike të saj apo dhe mbi dimensionet e forcën reale që ka. Në fakt, askush tjetër nuk mund ta kryejë këtë rol jetik për vendin e demokracinë tonë. Jam i sigurt se për këtë qëllim PD do të bëjë një opozitë të mirorganizuar, shumëdimensionale, programore, të larmishme e dinamike, me një përmbajtje të qartë europeiste e perëndimore, duke bashkëpunuar me të gjithë ata faktorë realë që dëshirojnë e mund të kontribuojnë si pjesë e saj.

Dhe kjo është shumë korrekte, normale, e dobishme dhe demokratike. Disa që po shqetësohen sot nga kjo strategji krejt transparente e racionale, në fakt nuk u shqetësuan disa vite më parë kur motua e atëhershme u bë thënia e kobshme “të bashkohen të gjitha qelbësirat” për të rrëzuar Berishën, diametralisht e kundërt kjo nga ajo që PD kërkon të aplikojë tashmë. Nga ana tjetër, këtu dua të sqaroj dhe një element politik, koalicionet bëhen si rregull midis forcave qeverisëse në një vend, ndërsa në prag të zgjedhjeve ato mund të jenë më të shumëllojshme.

Aktualisht jemi në situata krejt të ndryshme, zgjedhjet sapo janë realizuar e PD është në opozitë. Pra, të perceptosh apo të sajosh sot idenë e një koalicioni të tillë opozitar, më duket shumë e largët nga realiteti e praktikat politike, veçanërisht kur kemi të bëjmë këtu me forca politike të spektrave të ndryshëm, siç është me LSI-në në rastin konkret, që sapo ka lënë qeverisjen e majtë (koalicioni i 2009 me atë ishte një koalicion qeverisës dhe i imponuar nga verdikti i popullit).

Ndërsa midis konceptit “koalicion” dhe atij të “bashkëpunimit” opozitar për çështje me interesa të përbashkëta, kur pikëpamjet afrohen, kur kushtet e kërkojnë e vullnetet ekzistojnë, ka një diferencë oqeanike, të cilën siç duket vetëm ata që kërkojnë të krijojnë këtë konfuzion, nuk e dallojnë apo nuk duan ta dallojnë. Dhe pikërisht këtu qëndron problemi për shumë nga ata, që në këtë mënyrë përpiqen të krijojnë një “stuhi në gotë” për brenda PD-së, apo midis PD-së e opinionit të gjerë, që jo rrallë për arsye objektive i konfondon këto përcaktime.

Pikërisht në funksion të këtij objektivi disa bëjnë të pa diturin, të pa informuarin, të pa lexuarin. Qartësisht qëllimi për shumicën e autorëve të këtij “debati” artificial, është se paku krijimi i një mjegullnaje, i një konfuzioni bllokues, është kompleksimi i PD-së, gjë që do ta dëmtonte e handikaponte atë përballë aksioneve e taktikave të saj të gjera, pluridimensionale e të domosdoshme opozitare, për t’i bërë ballë situatave të komplikuara e të vështira, të sotme e të nesërme këto në përmbushje të misionit të saj historik.

Pse jo, përdorimi i kësaj hipoteze është dhe si një përpjekje për goditjen e radhës e dobësimin e rolit të z.Basha si Kryetar i Opozitës. Në përfundim të këtij shkrimi normalisht nuk mund të mos mendosh faktin se e tërë kjo “stuhi në gotë” i shkon në mënyrë direkte apo indirekte më shumë për shtat z.Rama e qeverisjes së tij.



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Emri/ 56 vjeçari nga Tirana kapet me kokainë në doganë

Emri/ 56 vjeçari nga Tirana kapet me kokainë në doganë

Tërmeti godet sërish ishullin grek

Tërmeti godet sërish ishullin grek

Identifikohet pas 16 vjetësh viktima e 11 Shtatorit

Identifikohet pas 16 vjetësh viktima e 11 Shtatorit
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}