Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD akuza Ramës: Ka paguar 147 milionë euro për punësime elektorale

2020/08/12 at 12:22 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PD akuza Ramës: Ka paguar 147 milionë euro për punësime elektorale

Partia Demokratike ka akuzuar, kryeministrin Edi Rama se ka shpenzuar 147 milionë euro për punësime elektorale, 55 milionë sipas saj janë përdorur për të blerë votat në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021.

Sipas opozitës, ai paguan oligarkët me koncesione 120 milionë euro në vit, paguan dhe punësimet partiake, plot 147 milionë euro, me paratë e shqiptarëve nga taksat e rritura.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE,

Shqipëria po vuan sot pasojat e keqqeverisjes nga Edi Rama.

Kryeministri në ikje nuk ka menduar të investojë për shëndetësinë, për arsimin, për hapjen e vendeve të reja të punës, por për të blerë vota me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Sot, vendi është më keq, qeveria nuk jep parà për biznesin e vogël në vështirësi të jashtëzakonshme, sepse paratë shkojnë për të paguar militantët partiakë.

Edi Rama ka paguar një mal me para për të punësuar në shtet me kontrata të përkohshme mbi 13 mijë persona që nga viti 2017, duke e shndërruar administratën në një degë të partisë në pushtet.

Me firmën e tij, qeveria e Edi Ramës i ka miratuar këto kontrata përmes 23 vendimeve, duke nxjerrë nga arka e shtetit rreth 55 milionë euro për punësimet elektorale.

Një ditë më parë, ne hodhëm dritë mbi punësimet elektorale në pushtetin lokal, ku për 8100 persona të punësuar shtesë nga bashkitë, janë paguar edhe 92 milionë euro të tjera në 2 vjet.

Llogaritë elektorale të Edi Ramës janë një barrë e rëndë për arkën e shtetit dhe për qytetarët e vendit më të varfër të Europës.

Janë 147 milionë euro të shpenzuara vetëm 3 vitet e fundit për mbi 21 mijë punësimet elektorale të Edi Ramës në qeverinë qendrore dhe lokale. Janë 147 milionë euro të cilat kanë shkuar për paga partiake dhe elektorale. Janë më shumë para sesa Edi Rama dha për përballimin e pandemisë me paketat e tij gjysmake.

Kryeministri në ikje e ka bërë zgjedhjen e tij. Më paratë e shqiptarëve nga taksat e rritura, ai paguan oligarkët me koncesione 120 milionë euro në vit, paguan dhe punësimet partiake, plot 147 milionë euro.

Këto janë fakte se ne nuk jemi të varfër, por jemi të vjedhur dhe kemi mbetur vend më i varfër në Europë, ku 1 në 3 shqiptarë ushqehet vetëm 1 herë në ditë.

Të mbyllen me mijëra biznese, të mungojnë tamponët për testimet antiCOVID, të mos ketë investime në shëndetësi, të nos hidhet asnjë qindarkë për mësimin online, sepse kryeministri ka zgjedhur të paguajë miliatantët partiakë dhe jo të mbështesë biznesin, është kriminale!

Edi Rama do të largohet me turp nga pushteti. Makinacionet e tij elektorale që na kushtojnë qindra milionë euro do të zhbëhen nga vota plebishitare e shqiptarëve për të zgjedhur një qeveri dhe kryeninistër normal, që punon për interesin publik

Etiketa: 147 mln euroedi ramaeuropa

Ju sugjerojmë

Turqia rrit me 49 % pagën minimale mujore, Erdogan: E mbajtëm premtimin
Bota

Turqia heq tarifat ndaj disa produkteve të SHBA-së

22 Shtator, 2025 9:30 pm
Skemat piramidale online, arrestohet organizatori kryesor i zonës së Divjakës
Kronikë

Skemat piramidale online, arrestohet organizatori kryesor i zonës së Divjakës

22 Shtator, 2025 9:02 pm
Shkarkoi zv.ministrin se piu cigare në lokal, Koçiu:Shkelje e pajustifikuar e ligjit
Aktualitet

Shkarkoi zv.ministrin se piu cigare në lokal, Koçiu:Shkelje e pajustifikuar e ligjit

22 Shtator, 2025 8:32 pm
SHBA: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s
Bota

SHBA: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

22 Shtator, 2025 8:27 pm
Boshatisja e kampit në Gjadër, Meloni: Gati dekreti për të ndaluar gjyqtarët e emigracionit të marrin vendime në Apelin e Romës
Bota

Protestat masive në Milano, reagon Meloni: E turpshme

22 Shtator, 2025 8:13 pm
Gaza, SHBA pritet të vendosë sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Bota

Gaza, SHBA pritet të vendosë sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale

22 Shtator, 2025 7:57 pm
Ky është mbreti më i pasur në botë
Bota

Ky është mbreti më i pasur në botë

22 Shtator, 2025 7:16 pm
“Gjysma e pengjeve në këmbim të një armëpushimi”, Hamasi i shkruan Trumpit
Bota

“Gjysma e pengjeve në këmbim të një armëpushimi”, Hamasi i shkruan Trumpit

22 Shtator, 2025 6:26 pm
Globe sjell “Ditët Hisense”: Ofertë unike për çdo familje shqiptare
Aktualitet

Globe sjell “Ditët Hisense”: Ofertë unike për çdo familje shqiptare

22 Shtator, 2025 6:06 pm
Sulmet kibernetike në aeroportet europiane, çfarë duhet të dini
Bota

Sulmet kibernetike në aeroportet europiane, çfarë duhet të dini

22 Shtator, 2025 5:32 pm
Para
I kërkoi vetëdeklarim pasurie, Ibrahim Lici sfidon OFL

Vrasje e vjedhje me pasojë vdekjen, OFL iu dërgon formularin 4 të dënuarve

Breshëri ndaj hotelit në Tushemisht, lihet në burg njëri nga të dyshuarit

Breshëri ndaj hotelit në Tushemisht, lihet në burg njëri nga të dyshuarit

E përplasi makina, humb jetën 67-vjeçarja

Durrës, mbytet në pishinë një 10-vjeçar nga Kosova

TE FUNDIT

Turqia heq tarifat ndaj disa produkteve të SHBA-së

Turqia rrit me 49 % pagën minimale mujore, Erdogan: E mbajtëm premtimin
22 Shtator, 2025

Turqia ka hequr tarifat shtesë ndaj disa importeve të Shteteve të Bashkuara, përfshirë ndaj pijeve alkoolike, veturave, duhanit dhe produkteve...

Lexo më shumë

Skemat piramidale online, arrestohet organizatori kryesor i zonës së Divjakës

Skemat piramidale online, arrestohet organizatori kryesor i zonës së Divjakës
22 Shtator, 2025

Në kuadër të operacionit “XUEX” është arrestuar organizatori kryesor i zonës së Divjakës. Policia bën me dije se në pranga...

Lexo më shumë

Shkarkoi zv.ministrin se piu cigare në lokal, Koçiu:Shkelje e pajustifikuar e ligjit

Shkarkoi zv.ministrin se piu cigare në lokal, Koçiu:Shkelje e pajustifikuar e ligjit
22 Shtator, 2025

Albana Koçiu, ministrja e Brendshme ka reaguar në lidhje me shkarkimin e zv.ministrin Andi Mahila. Në reagimin e saj, Koçiu...

Lexo më shumë

SHBA: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

SHBA: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s
22 Shtator, 2025

Mike Waltz, i dërguari i ri i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, jep më pas mendimin e tij mbi akuzat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com