Sociale

PD: 400 nxënës në Shijak pa shkollë, nuk mund të flitet për protokolle


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:35 - 05/09/20 |
Opi Nion

Shkollat në të gjithë vendin do të happen më 14 shtator, ndërsa në kushtet e pandemisë pritet që nxënësit dhe mësuesit t’u përmbahen rregullave të reja.

Por gjatë një vizite në Shijak, ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi shprehet se 2 shkolla në këtë zonë, të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, nuk janë ndërtuar. Sipas Boçit 400 nxënës të këtyre shkollave do të shkojnë në një shkollë tjetër, që siç thekson ai nuk ka kapacitete.

“Jemi në Shijak, pas nesh janë rrënojat e dy shkollave 9 vjeçare ‘Petrit  Llaftiu’ dhe ‘Lidhja e Prizërenit’. Shijaku është i përfshirë në zonat e dëmtuara, të prekura nga tërmeti dhe në planin e rindërtimit, por siç e shihni jemi në shtator dhe shkollat nuk janë gati pavarësisht premtimit mashtrues të Ramës i cili premtoi hapur, publikisht që 143 shkolla do të ishin gati në shtator.  Dhe jo vetëm këtu në Shijak, por kudo ku kemi qenë kemi faktuar pikërisht këtë mashtrim dhe 400 nxënësit e këtyre dy shkollave janë detyruar të shkojnë në një shkollë tjetër, shkolla ‘Muharren Dollaku’ e cila nuk ka kapacitete. Janë gjithsej 9 klasa, pretendohet që mësimi të bëhet me turne por edhe me turne nuk mjafton”, shprehet Boçi.

Duke hehdur akuza ndaj Kryeministrit që sipas tij ka dhënë premtime mashtruese, Boçi pohon se në këto kushte nuk mund të flitet për protokolle.

“Në këto kushte nuk mund të flitet për protokolle sigurie, për masa sigurie sepse nuk i sigurohet as transporti, me opsionin tjetër për të ikur 6 km larg dhe as paketa të tjera financiare për përballimin e maskave apo të elementëve të tjerë të protokolleve të sigurisë. Dhe kjo është situata e arsimit sot, kjo është situata e qeverisjes, arsim në rrënoja, qeverisje e shkatërruar pavarësisht premtimeve mashtruese të Rames.  Rama ishte në Elbasan dhe thirri kryebashkiakët e tij të emëruar, midis të cilëve ishte edhe ky i Shijaku, edhe ai I Rrogozhinës por edhe ai i Krujës dhe të tjerë dhe në fakt nuk u foli asnjë fjalë për arsimin, iu foli vetëm për karrigen e tij dhe pushtetin. Iu kërkoi llogari dhe vuri në rresht për faqen e tij në Facebook, për të bere like dhe nuk iu kërkoi fare llogari për masat që pushteti lokal duhet të marrë për përballimin e pandemisë, për sigurimin e jetës se fëmijëve tanë dhe për sigurimin e jetës së mësuesve”, shprehet Boçi.

 

Pas