Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Patozi: Lulzim Basha ia fali në tavolinë sot fitoren qeverisë

2018/02/01 at 8:17 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Patozi: Lulzim Basha ia fali në tavolinë sot fitoren qeverisë

Nga Astrit Patozi


FITORET AFROFE TË QEVERISË

U ktheva në shtëpi dhe pashë lajmet për sherrin në parlament. Unë, që e dija rendin e ditës, prisja një betejë maratonë për aeroportin e Vlorës, ekstradimin e financierit të Habilajve, rikthimin e votimit për institucionet e reja të drejtësisë e tema të tjera të nxehta të ditës. Qytetarët, më pak të informuar, kanë pritur të dëgjojnë se çfarë do të thotë opozita për gjendjen e vështirë politike dhe sociale në Shqipëri. E cila është evidente dhe e prekin të gjithë, por patjetër kanë nevojë të ndriçohen nga ata që kanë zgjedhur për këtë punë.

Por opozita sot zgjodhi të bëjë thjesht cubin, që vetëm fjalë ka. Lulzim Basha ia fali në tavolinë sot fitoren qeverisë. Njësoj si ato ekipet e futbollit, që nuk paraqiten në ndeshje, dhe kundërshtari e merr rezultatin afrofe’, 3 me 0.
E para, se mazhoranca i votoi pa problem të gjitha ligjet dhe vendimet e sotme, por me bonusin që askush në Shqipëri nuk mori vesh se për çfarë bëhej fjalë. Ndërkohë që secila nga çështjet e rendit të ditës mund të shndërrohej në arenë të fortë debati.

E dyta, se opozita u shfaq agresive dhe e dhunshme, ndërsa qeveria e qetë dhe e moderuar, aq sa kryeministri vetë u shndërrua në kameraman të shfaqjes. Ndërkohë, që në realitet ndodh e kundërta. Është qeveria ajo që po i bën gjëmën qytetarëve, ndërkohë që Lulzim Basha, herë nga paaftësia, dhe herë nga arsye të tjera, po e ndihmon atë që ata të mos revoltohen.

Me ikje të qëllimshme nga fronti i betejave politike, siç ndodhi sot.
E treta, duke u kapur për procedurë dhe duke bërë rrëmujë për çështje dytësore, opozita në parlament i largohet pafundësisht misionit të vet.

Sepse qytetarët presin prej saj që në atë sallë të dëgjojnë se çfarë po ndodh në Shqipëri dhe çfarë po gatuhet në kurrizin e tyre nga Edi Rama dhe qeveria e tij.

Ndërsa dje panë vetëm që Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi janë të mërzitur me qeverinë, por e them me bindje se nuk ka shqiptar të mençur që të shqetësohet nga kjo. Për të mos thënë të kundërtën, që gëzohet i madh e i vogël. Dhe, që të mos paragjykohem, po fus edhe emrin tim aty, sepse idea është që kurrë nuk do të kenë mbështetje popullore hallet e politikanëve, ndërsa shqetësimet e njerëzve po.
Ndaj edhe Lulzim Bashën, si udhëheqës të më shumë se gjysmës numerike të opozitës parlamentare, e shoh përgjegjës për atë humbje afrofe sot në Kuvendin e Shqipërisë.
E cila nuk është e para dhe shpresoj të jetë e fundit.

Etiketa: fitorjalulzim basharama


Ju sugjerojmë

Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro
Aktualitet

Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro

26 Qershor, 2026 1:46 pm
Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet
Aktualitet

Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet

26 Qershor, 2026 1:01 pm
Integrimi në BE, Rama për median italiane: Askush nuk e ndal dot Shqipërinë
Kryesore

Integrimi në BE, Rama për median italiane: Askush nuk e ndal dot Shqipërinë

26 Qershor, 2026 11:54 am
Masat e sezonit turistik, Hita: Mjetet lundruese do të monitorohen edhe me dronë
Aktualitet

Masat e sezonit turistik, Hita: Mjetet lundruese do të monitorohen edhe me dronë

26 Qershor, 2026 9:43 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Sherr me armë mes fqinjëve në Shkodër

26 Qershor, 2026 9:04 am
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit e kalojnë natën para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit e kalojnë natën para Kryeministrisë

26 Qershor, 2026 8:51 am
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Rama u përgjigjet protestuesve me mesazhet e simpatizantëve: Mos e jep dorëheqjen…

26 Qershor, 2026 8:41 am
Media amerikane: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin
Aktualitet

Media amerikane: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin

26 Qershor, 2026 8:21 am
Parashikimi i motit, 28 dhjetor 2025
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

26 Qershor, 2026 8:20 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

26 Qershor, 2026 8:19 am
Para
Policia jep detaje për arrestimin e biznesmenit shqiptar në Gjermani

Policia jep detaje për arrestimin e biznesmenit shqiptar në Gjermani

Pamje ekskluzive të zyrës së Bashkisë ku ndodhi sherri masiv

Pamje ekskluzive të zyrës së Bashkisë ku ndodhi sherri masiv

Video/ Shikoni çfarë bën stafi i emisionit ‘Opinion’ përpara se të filloj transmetimi live

Video Opinion/ A ishte i ligjshëm ekstradimi i Nezar Seitaj?
















TE FUNDIT

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike
26 Qershor, 2026

Shpërthime të fuqishme u dëgjuan në Kiev, pak minuta pasi autoritetet ukrainase lëshuan alarmin për raketa ruse që po drejtoheshin...

Lexo më shumë

Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro

Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro
26 Qershor, 2026

Në Kukës kanë nisur punimet për ndërtimin e Institucionit të ri të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, një investim me vlerë...

Lexo më shumë

Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet

Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet
26 Qershor, 2026

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se institucionet përgjegjëse kanë marrë të gjitha masat për izolimin dhe bllokimin e ambienteve...

Lexo më shumë

Rama takon në Tiranë ish-presidentin francez

Rama takon në Tiranë ish-presidentin francez
26 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur në Tiranë ish-presidentin e Francës, François Hollande, të cilin e ka nderuar me Medaljen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}