Presidenti rus Vladimir Putin mori pjesë mbrëmë në vigjiljen e Pashkëve Ortodokse në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë.
Pamjet televizive shfaqnin kreun e Kremlinit gjatë ceremonisë, të kremtuar nga Patriarku i Kishës Ortodokse të Rusisë, Kirill.
Putin merr pjesë rregullisht në festimet e mëdha fetare, në Krishtlindje në kishat jashtë Moskës dhe në Pashkë në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar./Opinion.al