Bota

Pasardhësi i tij shumë më i dhunshëm se El Chapo, luftë mes karteleve


               Publikuar në : 13:21 - 14/10/19 |
el ida

Nemesio Cervantes, i konsideruar si pasardhësi i El Chapos, e ka çuar dhunën në vend në nivele ekstreme. Sipas DEA-s amerikane, bosi i drogës, i ashtuquajtur El Mencho ka urdhëruar vrasjen e grave shtatzënë dhe fëmijëve.

“Janë shumë të dhunshëm. Presin koka, shkrijnë trupa në acid, bëjnë ekzekutime në publik, vrasin femra shtatzëna dhe fëmijë. Çdo ditë bëjnë diçka. Edhe El Chapo ishte i dhunshëm, por El Mencho e ka ngritur stekën”, tha agjenti i DEA-s, Kyle Mori, duke folur për kartelet në një intervistë për “Univision”.

Ndërkaq autoritetet meksikane kanë theksuar se së fundmi sulmet ndaj femrave janë rritur ndjeshëm. Vetëm muajin e kaluar, 44 njerëz të zhdukur, shumica e të cilëve ishin femra, u gjetën të vdekur në një pus në Jalisco.

Aktualisht, Cervantes është në vendin e parë të listës së personave më të kërkuar në SHBA./Opinion.al

 

Pas