Bota

Pasaportë COVID për të hyrë në kullën Eiffel, radhë për testet e shpejta


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:27 - 21/07/21 |
Opi Nion

Për të hyrë në muze dhe teatro, duke përfshirë Kullën Eiffel tashmë në Francë duhet një leje shëndetësore, çka duket se është masa e parë e fushatës së re kundër përhapjes së variantit Delta të koronavirusit. Në ditën e parë të hyrjes së pasaportës, turistët e papërgatitur në Paris u vunë në radhë për t’iu nënshtruar testeve të shpejta të Covid-19.

“Ne jemi në valën e katërt”, tha Kryeministri Castex, ndërsa numri i infeksioneve u rrit me 150% në një javë, ndërsa vuri në dukje se 96% e 18,000 rasteve të infektimit të regjistruara në Francë të Martën nuk ishin vaksinuar. “Ne duhet të veprojmë,” tha ai, duke kërkuar që francezët t’i nënshtrohen imunizimit.

Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran foli në Parlament për shifrat e reja për të nxjerrë në pah “seriozitetin e situatës”: 21 mijë infeksione në 24 orë, me një rritje të shtrimeve në spital tek peersonat me probleme.

“Ne kurrë nuk kemi parë diçka të tillë”, shtoi ai duke iu referuar rritjes së rasteve nga varianti Delta dhe duke u kërkuar parlamentarëve të aprovojnë zgjatjen e pasaportës edhe përë baret, restorantet dhe shumë vende të tjera publike, si dhe detyrimin për të vaksinuar punonjësit shëndetësorë./Opinion.al

 

 

Pas