Aktualitet

Parashikimi i motit, 22 Korrik 2021


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:25 - 22/07/21 |
Opi Nion

Paraditen e sotme vendi ynë do të karakterizohet nga një mot i kthjellët kryesisht në ultësirën perëndimore. Por pas mesditës parashikohet që zonat malore dhe të ulëta të kenë kalime vranësirash të lehta. Ndërsa sërish mbrëmja dhe orët e natës largojnë vranësirat duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen në mëngjes, por nuk ndryshojnë në mesditë  duke u luhatur nga 14°C në zonat malore deri në 35°C në zonat e ulëta.

Era do fryjë e lehtë  në tokë por mesatare në det duke arritur shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi  veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë./Opinion.al

 

Pas