Kronikë

Pas vendimit, nëna e 8-vjeçarit: Do qetësohem kur të varet në mes të Fierit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:37 - 18/11/21 |
Opi Nion

Ka folur për mediat nëna e Mateos, e cila ndodhet para Gjykatës së Fierit, edhe pse për vrasësin e djalit të saj u vendos sot masa e sigurisë “Arrest me burg”.

Do qetësohem kur të varet në mes të Fierit. Duan ta varin ta djegin, më mori një foshnjë, ma ndahu nga shokët e shoqet. Ma gënjeu ma mashtroi… ja futi me lopatë dhe e la të vdekur. Ma groposi i hodhi baltë. Kur shkoi në polici tha se; do e gjeni copa copa. Unë do rri këtu, nuk iki unë si nënë”,-tha ajo.

Familjarët e Mateos, kanë kërkuar të jenë të pranishëm në sallë dhe shkaktuan tensione pasi nuk u lejuan nga policia. Ata hynë me forcë deri në ambientet e brendshme të Gjykatës së Fierit, por uniformat blu i larguan prej andej.

Forcat e sigurisë kanë rrethuar perimetrin dhe kanë marrë masa për të ndalur trazirat. Familjarët e 8-vjeçarit kërkojnë dënim me vdekje për Klodian Çalamanin.

Për Klodian Çalamanin, 38-vjeçarin që vrau dhe groposi 8-vjeçarin, Gjykata e Fierit dha masën e sigurisë “Arrest me burg”, në mungesë./Opinion.al

 

Pas