Kronikë

Familjarët firmosin peticionin, kërkojnë dënimin me varje për vrasësin e djalit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:08 - 18/11/21 |
Opi Nion

Pasi Gjykata e Fierit dha masën e sigurisë “Arrest me burg” në mungesë për Klodian Çalamanin, 38-vjeçarin që vrau 8-vjeçarin në fshatin Greçalli. 38-vjeçari nuk u dërgua në gjykatë për shkak të situatës së tensionuar me familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu.

38-vjeçari Çalamani ndodhet në burgun e Fierit dhe pranoi që të mos paraqitej në sallën e gjyqit.

Menjëherë pasi Gjykata e Fierit vendosi masën ka ardhur edh reagimi i familjarëve të Mateos, të cilët po mbledhin firmat e qytetarëve për të dhënë dënim me varje për Çalamanin

Familjarët e 8-vjeçarit, Mateo Vasiu kanë filluar mbledhjen e firmave të qytetarëve që vrasësi Klodian Çalamani të dënohet me varje. Ata hartuan peticionin dhe po kërkojnë që çdo qytetarë t’i ndihmojë që në këtë formë të mblidhen sa më shumë firma.

Peticion u firmos si fillim nga të pranishëm para Gjykatës së Fierit, qytetarë dhe gazetarë./Opinion.al

Pas