Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas vdekjes së djalit këngëtarja në gjyq për shtëpinë me ish-bashkëshortin

2020/09/13 at 7:50 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas vdekjes së djalit këngëtarja në gjyq për shtëpinë me ish-bashkëshortin

Rubrika “Shihemi ne gjyq”, në TV Klan solli ditën e sotme një konflikt tepër të madh midis dy ish-bashkëshortëve për një banesë.

Artistja e njohur, Burbuqe Rada në muajin Qershor të këtij viti humbi djalin e saj të vetëm. Sikur të mos mjaftonte dhimbja që është duke përjetuar, artistja është duke u përballur edhe me një konflikt të madh për pronën. Nga njëra anë është komshia e saj, e cila kërkon të marrë banesën që ajo i ka dhënë fjalën se do t’ia shesë, dhe nga ana tjetër është edhe ish-bashkëshorti, i cili kërkon pjesë tek ajo shtëpi.

Në një lidhje telefonike, ish-bashkëshorti i artistes së njohur, Fatmiri u shpreh se ai kërkon pjesën që i takon tek ajo shtëpi. Gjithashtu shtoi se ajo i ka marrë shtëpinë komplet në periudhën që janë divorcuar në vitin ’87.

Fatmiri: Nuk është thjesht puna tek pjesa e djalit tim, por në kohën e atëhershme mua ajo zonjë më ka marrë shtëpinë komplet dhe e ka shitur 40 milionë lekë.

Eni Çobani: Po për çfarë shtëpie pretendoni ju që iu ka marrë zoti Fatmir sepse unë këtu kam një kontratë privatizimi ku në bazë të ligjit të kohës, kush figuronte në trungun familjar të këtyre banesave përfitonin pronësinë. Dhe në atë kohë zonja Burbuqe Rada figuronte si kryefamiljare vetëm me djalin e saj, ju ishit ndarë që në vitin ’87.

Fatmir: Po që në ’87!

Eni Çobani:  Po atëherë për çfarë pjese pretendoni ju?

Fatmir: Po ma mori komplet shtëpinë ajo!

Eni Çobani: Po shtëpinë ia la gjykata, nuk e mori Burbuqja.

Fatmir: Ajo gjykatë e di unë si është marrë shtëpia me ndërhyrjen e asaj, edhe ishte një vendim i padrejtë. Ka patur ndërhyrje në atë gjykatë, ndërhyrje shumë të mëdha.

Eni Çobani: Për çfarë ndërhyje bëni fjalë se flasim për një vendim të 33 viteve më parë. Është mbyllur ai kapitull zoti Fatmir. Pra është mbyllur edhe vendimi, edhe shtëpia, i ka takuar zonjës Burbuqe, nuk i kthehemi dot pas, se ju duhet të kishit bërë apelim të vendimit.

Fatmir: Zonja Eni ajo pronë ishte e imja, pas ligjeve të sotme gjithmonë prona kthehet.

Eni Çobani: Jo zoti Fatmir. Ju jeni ndarë në ’87 dhe nuk keni asnjë marrëdhënie me këtë zonjë që prej 33 vitesh dhe unë do të bëja vetëm një pyetje. E ke çuar këtë vendim në Gjykatë të Apelit dhe në Gjykatën e Lartë dhe është lënë në fuqi vendimi i korruptuar, që thoni ju, por që për mua është shumë i saktë. Atëherë për çfarë vendimi bëni fjalë, ka marrë fund ky vendim.

Fatmir: Zonja Eni mund të flasim nga afër ne të dy, se në telefon nuk zgjidhen këto muhabete.

Eni Çobani: Po patjetër unë sapo e bëra këtë ftesë për ju.

Eni Çobani: Pyetja ime e fundit: Ju kërkoni pjesë në shtëpinë e privatizuar të ’92 apo këtë që zonja Burbuqe ka blerë në vitin 2009?

Fatmir: Unë dua t’i zgjidh problemet nga afër zonja Eni. Unë do zbatoj ligjet e drejtësisë, jam dakord me ligjet.

Eni Çobani: Fatmir ju kërkoni pjesën trashëgimore nga djali juaj, që për dëshirë të nënës së tij e ka vënë pjesë në këtë pronë dhe ju kërkoni pjesën e djalit tuaj të ndjerë mbi një banesë që ka kontribuuar vetëm zonja Burbuqe Rada me prindërit e saj, a e kuptoni dot këtë pjesë?

Fatmir: Siç kontribuova unë atëherë zonja Eni.

Eni Çobani: Jo nuk keni kontribuuar asgjë i nderuar, se banesat kanë qenë të shtetit dhe banesat i jepte shteti. Ju s’keni kontribuuar asgjë Fatmir, më vjen keq që të përgjigjem me këtë gjë. Ju keni jetuar në shtëpitë e shtetit, unë, ju dhe gjithë shqiptarët dhe shteti në vitin ’92 nxorri një ligj për t’iu njohur kontributet shqiptarëve dhe për t’iu kthyer të paktën ato banesat me 40-50 metra katrorë./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!
Rajoni

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!

15 Korrik, 2025 10:43 pm
Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
Bota

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

15 Korrik, 2025 10:18 pm
BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
Bota

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

15 Korrik, 2025 9:55 pm
Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
Bota

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

15 Korrik, 2025 9:25 pm
AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve
Aktualitet

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve

15 Korrik, 2025 8:53 pm
Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida
Bota

Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida

15 Korrik, 2025 8:30 pm
Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara
Bota

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara

15 Korrik, 2025 8:11 pm
Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë
Bota

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë

15 Korrik, 2025 7:42 pm
Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive
Politikë

Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive

15 Korrik, 2025 7:23 pm
Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…
Bota

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…

15 Korrik, 2025 7:06 pm
Para
Besa Shahini: Studentët duan të kthehen në mësim, i pengojnë pedagogët

Shkolla/ Shahini: Nëse ka rritje infektimesh,mbështetemi tek plani B

Përgatitjet për zgjedhje/Basha do të mbledhë Kryesinë e Këshillin Kombëtar

Nisja e shkollave, Basha thirrje qeverisë: Koha nuk pret

Lezhë/ Nusja dhunon vjehrrin 70-vjeçar

Lezhë/ Nusja dhunon vjehrrin 70-vjeçar

TE FUNDIT

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!
15 Korrik, 2025

Qeveria në detyrë e Kosovës tha të martën se ndihet e “shqetësuar” dhe se e kundërshton aktgjykimin e Gjykatës Supreme...

Lexo më shumë

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
15 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha sot se bisedimet me Bashkimin Evropian për një marrëveshje tregtare po bëjnë progres –...

Lexo më shumë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
15 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë...

Lexo më shumë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
15 Korrik, 2025

Kina thuhet se është zotuar të rrisë mbështetjen e saj për Rusinë, pasi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump kërcënoi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com