Kronikë

Lezhë/ Nusja dhunon vjehrrin 70-vjeçar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:34 - 13/09/20 |
Opi Nion

Një 40-vjeçare nga Lezha është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të saj 70-vjeçar.

Në prangat e policisë është vendosur shtetasja me iniciale Gj.B, banuese në fshatin Krajen të Lezhës. Policia njofton se ajo ka dhunuar vjehrrin e saj me iniciale Z.P. duke i shkaktuar dëmtime fizike.

“Specialistët për Hetimin  dhe Parandalim e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetases V.P.,40 vjeçe,banuese në fshatin Krajen, Lezhë. Arrestimi i saj u bë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike duke i shkaktuar dëmtime vjehrrit të saj shtetasit Z.P.,70 vjeç”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas