Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas takimit me Sorecën, Mediu thirrje Metës: Tryezë me qeverinë

2019/04/25 at 5:27 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas takimit me Sorecën, Mediu thirrje Metës: Tryezë me qeverinë

Ka përfunduar takimi mes ambasadorit të BE-së në vendin tonë Luigi Soreca dhe krerëve të partive të vogla, të cilat janë aleatët të Partisë Demokratike.


Takimi i tyre u zhvillua në ambientet e zyrave të BE-së në kryeqytet, ndërsa në fokus të diskutimeve ishte situata politike në vend.

Në takimin që zgjati një orë, morën pjesë krerët e partive LZHK, PAA, PBDNJ, PDK, PR.

Ndërkohë, Ftamir Mediu, kreu i PR, është shprehur pas këtij takimi, do t’i kërkojnë presidentit Ilir Mata që të thërrasë në një tryezë opozitën dhe mazhorancën.

Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë mund t’i jepet fund krizës politike.

“Ne do ti kërkojmë Presidentit të Republikës që të thërrasë një tryezë të pozitës dhe opozitës për të zgjidhur këtë situatë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.Çdo gjë tjetër do të ishte shkatërruese për vendin. Soreca dhe të gjithë janë në mbështetje të dialogut.

Të arrijmë të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe përfaqësimin e të gjithë subjekteve politike. Çdo lojë tjetër do të ishte shkatërruese për vendin dhe në këtë moment ne si forca politike mendojmë se është përgjegjësia jonë që të negociojmë me të gjitha palët dhe institucionet që duhet ta mundësojnë këtë dialog. Kështu kemi vepruar me OSBE, i kërkuam ambasadorit Soreca  dhe jemi vlerësues që ai pranoi të diskutojë me ne dhe të shikojmë një hapësirë për të mbështetur një dialog të vlefshëm për interesat e vendit.”,-tha Mediu.

Deklarata e Mediut u mbështet dhe nga kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, i cili u shpreh se politika duhet të ruaj demokracinë në vend.

Po ashtu ai theksoi se partnerët ndërkombëtarë duhet të na ndihmojnë për të zgjidhur ngërçin politik.

“Grupimi i partive të qendrës së djathtë kanë nisur një aktivitet që është një vlerë e shtuar në aksionin e përbashkët opozitar siç u nënshkrua para dy ditësh me PD. Boshti kryesor është shërbimi i axhendës opozitare që ka për synim që përfundimisht në vendin tonë të shkulet rrënja e së keqes që ka sjellë cikle të njëpasnjëshme krizash politike dhe për rrjedhojë edhe ekonomikedhe shoqërore. 

Jemi të vendosur që me të gjitha mjetet dhe mënyrat që na imponon demokracia të aktivizojmë çdo qelizë të shoqërisë por në të njëjtën kohë të sensibilizojmë të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë me qëllim që zgjidhja të vijë sa më shpejt dhe me sa më pak kosto. Përvojat e hidhura të së shkuarës. 2017 nuk është shumë larg, duhet të na bëjnë të gjithë më të mençur, më të matur dhe të urtë, sidmos mazhorancën dhe kryeministrin që nuk janë ndërgjergjësuar ende për krucialitetin e situatës politike në vend dhe sillen me një arrogancë, prepotencë dhe mentalitet cubi”,-tha Dule.

Takimi i aleatëve të PD me ambasadorin e BE, erdhi vetëm pak ditë të firmosjes së marrëveshjes me PD, ku shprehnin qëndrimin e tyre kundër zhvillimit të zgjedhjeve më 30 qershor./ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

14 Korrik, 2026 9:13 pm
Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
Kryesore

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

14 Korrik, 2026 8:13 pm
Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
Kryesore

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

14 Korrik, 2026 8:09 pm
Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet
Bota

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet

14 Korrik, 2026 7:58 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

14 Korrik, 2026 7:54 pm
Marrëveshja e Detit me Greqinë, Hoxha: Do të shkojmë në gjykata ndërkombëtare
Kryesore

Hoxha për deklaratën e ministres serbe: Fyerje për viktimat e luftës

14 Korrik, 2026 7:09 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

14 Korrik, 2026 5:33 pm
U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A
Sport

U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A

14 Korrik, 2026 4:37 pm
Deklarata e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998
Rajoni

Deklarata e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

14 Korrik, 2026 3:48 pm
Para
Bradley Cooper dëshiron të kalojë sërish kohë me Lady Gagën

Bradley Cooper dëshiron të kalojë sërish kohë me Lady Gagën

Incidenti/ Shoferi përplaset me protestuesit në Tiranë

Incidenti/ Shoferi përplaset me protestuesit në Tiranë

Protesta, Kryemadhi: Mosbindja civile ende nuk ka filluar

Protesta, Kryemadhi: Mosbindja civile ende nuk ka filluar
















TE FUNDIT

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
14 Korrik, 2026

Presidenti Amerikan  Donald Trum , është tërhequr nga propozimi për vendosjen e një tarife prej 20% për anijet që kalojnë...

Lexo më shumë

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se procesi nuk ka...

Lexo më shumë

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Konferencën e IX Ndërqeveritare për mbylljen e tre grupkapitujve të tjerë për anëtarësimin e...

Lexo më shumë

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
14 Korrik, 2026

“Është një super e martë për zgjerimin”, tha Marta Kos duke vlerësuar punën e Shqipërisë për anëtarësimin në BE. Kos...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}