Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim si dhe ambasadori i Gjermanisë Peter Zingraf kanë shkuar paraditen e sotme në Presidencë.
Takimi i ambasadorëve me presidentin Ilir Meta erdhi vetëm pak minuta pas përfundimit të takimit të këtij të fundit me opozitën. Meta u shpreh se në takimin e me opozitën ai u kishte theksuar atyre rëndësinë që kanë në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore.
Kujtojmë se dje ambasadorja Kim është takuar me kryeministrin Edi Rama dhe reforma zgjedhore ka qenë fokusi i diskutimeve./ Opinion.al