InstaBIZ

Pas operacionit,Era Istrefi shpjegon vendimin që ka mërzitur fansat e saj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:49 - 14/09/18 |
b.f

Për personazhet e famshëm Instagram-i është kthyer në një mënyrë komunikimi me fansat,prandaj ndjekësit e Era Istrefit me siguri e kanë ndjerë mungesën e saj,pasi kjo e fundit nuk ka qënë shumë aktive në rrjetet sociale pas operacionit qe ju nënshtrua pak më parë.

Megjithatë duket se ky veprim i këngëtares është i mirëmenduar,sepse ajo ka gjetur kohë për t’u fokusuar më shumë te shëndeti, lumturia dhe puna e saj.

“Të qëndruarit larg internetit është luksi më i ri. Mora gjithë kohën e duhur për t’u shëruar pas operacionit për tu fokusuar në atë që më bën të lumtur dhe çfarë më bën të ndihem njeri. Jam përgjegjëse për energjinë që kam dhënë kështu që duhet të rregullojë atë së pari. Ndihem e shëruar dhe pozitive, mirënjohëse dhe e bekuar. Mezi po pres të ndajë me ju gjërat e rradhës ”, – ka shkruar Era në ‘Instagram’.

Ajo ka publikuar dhe video të shkëputura nga një intervistë që këngëtarja ka dhënë një vit më parë.

Era ka treguar se kur ka dyshime tek vetja gjithmonë drejtohet nga natyra, për të gjetur qetësinë dhe për të larguar mendimet negative.

Në fund të intervistës ajo thotë: “Ndihem pozitive tani dhe mendoj se kjo është gjëja që dashuroj të bëj”,prandaj dhe fansat e Erës duhet të tregohen mirëkuptues ndaj vendimit të saj .

Pas