Kryeministri Edi Rama njoftoi se është paraqitur një ofertë për të ndërtuar aeroportin e Vlorës. Sipas Ramës puna në kantier nis në muajin qershor të këtij viti. Pas njoftimit që dha Rama në facebook, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, drejtuar nga Damian Gjiknuri njoftoi mediat për 3 kompaninë e huaja që janë ofruar për këtë koncension. “Aeroporti mendohet të ndërtohet në zonën e Akernise. Oferta është paraqitur nga një konsorcium i tre kompanive ndër më seriozet, të cilat janë: Cengiz Construction; Kalyon Construction; Kolin Construction”, thuhet në njoftim.
Ndryshe nga Rama që tha se puna nis në Qershor, ministria e Gjiknurit shprehet se “do të ngrihet një grup i posaçëm me përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe ajo e Financave që do shqyrtojë aspektet teknike të propozimit dhe ndjekë hapat e mëtejshëm në përputhje me ligjin. Investimi do jetë privat, pra nuk do shpenzohen para nga buxheti i shtetit”.
Bashkengjitur: Në Shqipëri është ndërtuar edhe aeroporti i Kukësit, por nuk vihet në punë