Real Madrid duket se ka vendosur që të përforcojë me blerje të reja skuadrën.
Pas Nikola Jovic dhe Eden Hazard, Real Madrid ka zyrtarizuar blerjen e tretë për sezonin 2019-2020.
Mësohet se Ferland Mendy është lojtari i ri i madrilenëve, ai është blerë nga Lyon për 48 milionë euro plus 5 milionë bonuse.
Reali ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2025 me mbrojtësin francez./ Opinion.al E.Xh.