Kronikë

Vritet 24-vjeçari në Laç, detajet e para


               Publikuar në : 00:21 - 13/06/19 |
geliano fataj

Një 24-vjeçar, Viktor Shkorreti, u vra pak para mesnate në qytetin e Laçit pas sherrit për një vend parkimi.

Ngjarja ka ndodhur pranë Stadiumit të Laçit për një vend parkimi.

Nga sa raportohet paraprakisht disa persona, bashkëmoshatarë të tij, kanë dashur të parkojnë në vendin ku po linte makinën, 24-vjeçari.

Mes tyre ka nisur një sherr, janë përleshur me njëri-tjetrin, dhe njëri nga të përfshirët në ngjarje ka nxjerrë armën automatike duke qëlluar me breshëri ndaj tij.

“Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Në ndihmë të Policisë Vendore, për të bërë të mundur  zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes, janë nisur një grup  specialistësh nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe  FNSH,  po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve”, njofton Policia./Opinion.al

Pas