Një tjetër institucion është mbyllur në Vlorë nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor.
Një ditë pasi u mbyll Gjykata e Apelit në Vlorë, bëhet me dije se është mbyllur Agjencia e Zonave të Mbrojtura në këtë qytet.
Shkak për mbylljen është bërë infektimi i dy punonjësve me Covid-19.
Institucioni do të qëndrojë i mbyllur deri sa të merren përgjigjet e tamponit të pjesës tjetër të stafit.
Dyshohet se shtimi i rasteve me Covid-19 ka ardhur si pasojë e fluksit të turistëve gjatë sezonit veror. /Opinion.al