Bota

Pas Gjermanisë, edhe Franca i sekuestron jahtin një oligarku rus


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:44 - 03/03/22 |
Opi Nion

Autoritetet franceze konfiskuan një jaht në pronësi të Igor Sechin, shefit ekzekutiv të kompanisë shtetërore ruse të naftës Rosneft, të mërkurën mbrëma, sipas një deklarate nga Ministria Franceze e Financave.

Faleminderit doganierëve francezë që po zbatojnë sanksionet e Bashkimit Evropian kundër atyre që janë afër qeverisë ruse”, tha në një postim në Tëitter ministri francez i financave Bruno Le Maire.

Jahti, i quajtur “Amore Vero” – që do të thotë “Dashuri e vërtetë”- mbërriti në portin mesdhetar të La Ciotat më 3 janar. Ai ishte planifikuar të largohej nga porti më 1 prill.

Në fillim të kësaj jave, Le Maire njoftoi se Franca ka ngritur një grup pune për të vlerësuar asetet financiare dhe mallrat luksoze në pronësi të personaliteteve ruse të shënjestruara nga sanksionet e BE-së./Opinion.al

Pas