Bota

“Mos i provokoni ushtarët rusë”,rregulli i ri për banorët e qytetit ukrainas


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:00 - 03/03/22 |
Opi Nion

Me qytetin e Khersonit, i cili tani është nën kontrollin rus, një banore ka treguar për BBC rregullat e reja që po zbatohen në qytet.

Nina ka treguar se: “Tani qytet është i qetë. Dje ishte gjithashtu qetë. Por më parë kishte të shtëna dhe shpërthime.

“Dje askush nuk doli nga shtëpitë sepse ishte shumë e rrezikshme, por sot njerëzit po dalin jashtë, duke u përpjekur të blejnë ushqim.”

Por ajo thotë se luftimet mund të dëgjohen ende në periferi të qytetit.

“Ne kemi disa rregulla për të ndjekur, ata ranë dakord me qeverinë tonë që ne të mos provokojmë ushtarët rusë”, ka thënë ajo.

“Ne nuk mund të jemi në grupe, nuk mund të ngasim shpejt në makina. Duhet të jemi gati të ndalojmë dhe të tregojmë se çfarë kemi në makinën tonë dhe të mos provokojmë askënd.”

Banorët tani kanë ujë, energji elektrike dhe internet dhe po dëgjojnë se mund të priten furnizime mjekësore, shton ajo.

“Unë vetëm shpresoj se nuk do të marrë shumë kohë dhe se do të jemi mirë. Të gjithë njerëzit e thjeshtë janë kundër luftës, kundër luftimeve, por ne nuk mund të bëjmë dot asgjë”,-tha ajo për BBC./Opinion.al

Pas