Rajoni

Pas dy muajsh, Athina pret fluturimin e parë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:02 - 19/05/20 |
el ida

Greqia ka pritur avionin e parë me pasagjerë nga Gjermania, pas heqjes së ndalimit të fluturimeve. Udhëtarët, të pajisur me maska, zbarkuan në aeroportin ndërkombëtar të Athinës, ku iu kërkua të plotësonin një formular me të dhënat e tyre personale përpara se të drejtoheshin në pikat e autorizuara të aeroportit për të kryer testet për koronavirus.

Ata do të qëndrojnë në një hotel të zgjedhur nga qeveria deri në shpalljen e rezultatit. Nëse janë pozitivë, do të qëndrojnë në karantinë në hotel për dy javë. Por edhe nëse rezultati është negativ, do të qëndrojnë në karantinë për të njëjtën periudhë kohore në vendqëndrimin e deklaruar. Kjo masë pritet të hiqet në fund të majit.

Komisioni Europian prezantoi ditë më parë një propozim për udhëtimet ajrore, në të cilin përfshiheshin udhëzime që pasagjerët të mbanin maska, të riorganizohen pikat “check in” si dhe ato të bagazheve për të shmangur grumbullimin e turmave. /Opinion.al

Pas