Rajoni

Pas dorëheqjes, Zaev anulon pjesëmarrjen për “Ballkanin e Hapur” në Serbi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:27 - 01/11/21 |
Opi Nion

Pasi dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe si kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka anuluar pjesëmarrjen në takimin e Beogradit për nismën e “Ballkani i Hapur” që do të mbahet në datat 3 dhe 4 nëntor.

“Për shkak të situatës së vazhdueshme politike në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve lokale. Kryeministri Zoran Zaev ka anuluar pjesëmarrjen në takimin në Beograd,”-tha zëdhënës i Zoran Zaev, Leon Bakraceski për e “ABC”.

Në takimin që do të mbahet në Serbi do të jetë i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama. Në takimin e radhës për “Open Ballkan” palët, tashmë pa Zoran Zaev pritet që të diskutojnë për hapat e mëtejshme që pritet të ndërmerren në kuadër të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave mes vendeve.

Deri më tani pjesë e nismës “Ballkani i Hapur” është Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, teksa Kosova e refuzuar ftesën për të qenë pjesë e kësaj nisme.  Po ashtu, edhe dy vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, Bosnja dhe Mali i Zi kanë refuzuar deri më tani që të jenë anëtarë në “Ballkanit të Hapur”./Opinion.al

Pas