Aktualitet

Pas arrestimit të Fatos Tushes, Rama takim me kryebashkiakët e vendit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:57 - 09/07/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama do të mbledh sot  në zyrën e tij kryebashkiakët e të gjithë bashkive në vend.

Bëhet me dije se takimi pritet të jetë në orën 12:00 dhe vjen pikërisht një ditë pas kritikave të forta që u ka bërë drejtuesve të policisë në të gjithë vendin.

Kujtojmë që kryeministri po takohet me kryebashkiakët e bashkive të vendit vetëm pak ditë pas arrestimit të fundit të SPAK  për kreun e bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe për korrupsion.

Pritet të shihet nëse në këtë mbledhe do të jetë apo jo dhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, me të cilin Rama ka patur përplasje të njëpas njëshme dhe ftohje të raporteve dypalëshe./Opinion.al

Pas