Sport

Partizani mposht Tiranën, shpallet kampion i Shqipërisë pas 26 vitesh


               Publikuar në : 18:44 - 12/05/19 |
Opi Nion

Partizani shpallet pas 26 vitesh kampion i Shqipërisë. “Të kuqtë” mposhtën Tiranën me rezultatin 2-1 në ndeshjen e javës së 33-të në Superiore për sezonin 2018-2019 .

Ndeshja nisi e ekuilibruar me të dy ekipet që nuk po rrezikonin shumë, por në të 30-tën skena ishte për Çinarin, që me një goditje fantastike nga rreth 30 metra, zhbllokoi rezultatin.

Në minutën e 41-tën ishte Greca që vuri sfidën në baraspeshë, pas një pasimi të Ngosë, duke mbyllur kështu pjesën parë në barazim.

Pjesa e dytë nisi me raste të shumta, por në minutën e 73-të Çinari i cili ndëshkoi përsëri Tiranën./ Opinion.al E.Xh.

Pas