Rrugën për fazën finale të Champions League, Partizani do ta nisë duke u përballur me skuadrën azerbajxhanase Qarabag.
Shorti që u hodh sot në Nion të Zvicrës për të përcaktuar çiftet që do të ndeshen në fazën e parë të raundit kualifikues për Champions League i vuri kampionët e Shqipërisë përball atyre të Azerbajxhanit.
Kjo nuk do të jetë një sfidë e lehtë për Partizanin megjithatë ata ishin me fat që shmangën skuadrën e Celtic.
Kujtojmë se Qarabag është skuadra ku luan ish kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Ansi Agolli. /Opinion.al