Sport

Partizani jashtë Champions League që në raundin e parë


               Publikuar në : 21:09 - 17/07/19 |
Al Do

Partizani ka humbur me rezultatin 2-0 ndeshjen e dytë të turit të eliminatoreve të Champions League kundër Qarabag.

Ndeshja e luajtur në stadiumin “Dalga Arena” në Baku të Azerbaxhanit foli më shumë për vendasit. Golat u shënuan në minutën e 51 dhe 94 respektivisht nga Ozobic dhe Quintana.

Kjo humbje e shuan ëndrrën e Champions League që në turin e parë për ‘demat e kuq’ pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë në ‘Selman Stermasi’.

Gjithsesi aventura e tyre europiane do të vazhdojë. Ata do të ndeshen në raundin e dytë për tu kualifikuar në Europa League. /Opinion.al

Pas