Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Partitë parlamentare në Kosovë: Rrëmbimi i tre policëve, akt agresioni nga Serbia

2023/06/15 at 3:43 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Partitë parlamentare në Kosovë: Rrëmbimi i tre policëve, akt agresioni nga Serbia

Partitë parlamentare të Kosovës i kanë dënuar, siç e kanë quajtur ato, aktin e rrëmbimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe në veri të vendit, duke e cilësuar këtë veprim si agresion kundër Kosovës.


Sipas tyre, pas këtij akti, nuk mund të thuhet se në Kosovë është gjendje e zakonshme.

Ngjarja, sipas autoriteteve të Kosovës, ka ndodhur mesditën e së mërkurës, kur dyshohet se tre policë kufitarë të Kosovës, janë rrëmbyer nga forcat serbe, gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.

Vendi Tresave/Bare gjendet në komunën e Leposaviçit, brenda territorit të Kosovës.

Shefja e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se ngjarjet e fundit kanë preokupuar të gjithë deputetët.

“Në veçanti, me aktin barbar të Serbisë, e cila edhe një herë e dëshmoi brutalitetin, agresivitetin, e natyrisht edhe qëllimin dhe synimin e vazhdueshëm që ta destabilizojë sigurinë në Ballkan, duke kidnapuar tre policë kufitar të Republikës së Kosovës”, ka thënë Kusari – Lila.

Sipas saj saj, faktet e mbledhura nga vendi i ngjarjes tregojnë se policët kufitarë kanë qenë në territorin e Kosovës, kur, sipas saj, ata janë rrëmbyer nga forcat serbe.

Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i kanë bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të raportojë në Kuvendin e Kosovës lidhur me rastin dhe hapat e ndërmarrë nga Qeveria.

“Në këtë moment, përtej qëndrimeve dhe vlerësimeve të kujtdo, prioritet duhet të jetë kthimi i policëve tanë në Kosovë dhe pranë familjeve të tyre, duke garantuar shëndetin dhe sigurinë e tyre”, ka thënë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

“Ky është një veprim agresioni, i dënueshëm politikisht dhe ndërkombëtarisht dhe është një veprim, i cili, në asnjë rrethanë, nuk duhet të lejohet të përsëritet. Në emër të LDK-së, kërkoj nga Qeveria e Kosovës dhe nga partnerët ndërkombëtarë, që të bëjnë të pamundurën, që për një kohë sa më të shkurtër të bëhet kthimi i zyrtarëve policorë në Republikën e Kosovës dhe marrja e masave dhe veprimeve tjera të duhura”, ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar që policët kosovarë të lirohen menjëherë.

“Ky Kuvend, në ballafaqim me Serbinë, nuk e njeh qasjen pushtet dhe opozitë. Ajo që ka ndodhur dje, ka qenë provokim i drejtpërdrejtë, dhe në të njëjtën kohë është një akt, i cili duhet të dënohet nga ky kuvend”, ka thënë Tahiri.

Mëngjesin e 15 qershorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur takim me Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në të cilin kanë marrë pjesë autoritetet e institucioneve të sigurisë, drejtësisë dhe financave të Kosovës.

Në një konferencë për media, kryeministri Kurti ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të zyrtarëve policorë, për të cilët Prishtina pohon se janë rrëmbyer nga forcat policore të Serbisë, në brendi të territorit të Kosovës.

Kurti i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar për të dënuar veprimet e Serbisë, duke thënë se “heshtja e tyre nuk i kontribuon shtensionimit të situatës”.

“Ajo çfarë është e çuditshme, është heshtja dhe toleranca e faktorëve ndërkombëtarë ndaj veprimeve të Serbisë, e cila vazhdimisht kërkon pretekste për përshkallëzim dhe destabilizim. E kur nuk ka, atëherë është e gatshme dhe sigurisht e aftë, që t’i krijojë ato. Rrëmbimi i tre policëve të Kosovës është dëshmia më e qartë dhe më e freskët për këto”, ka thënë Kurti.

Autoritetet e Kosovës kanë njoftuar se i kanë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë dhe se “synimi është siguria”, e cila “fillon te kufijtë”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar një ditë më parë se asnjë ushtar dhe asnjë polic nga Serbia nuk ka hyrë përtej kufirit me Kosovën.

Sipas tij, Policia e Serbisë i ka arrestuar policët e Kosovës 1.8 kilometra larg kufirit. Policia e Kosovës e ka cilësuar këtë akt si “kidnapim klasik të organizuar” brenda territorit të Kosovës./REL

Etiketa: kosovepolicerrëmbimserbi


Ju sugjerojmë

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme
Aktualitet

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme

14 Korrik, 2026 10:01 am
Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq
Bota

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq

14 Korrik, 2026 9:35 am
Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Kryesore

Rama shkon në Bruksel, pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

14 Korrik, 2026 9:33 am
Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
Para
Anija e fundosur me emigrantë në Greqi, të mbijetuarit: Ka pasur 100 fëmijë në bord

Anija e fundosur me emigrantë në Greqi, të mbijetuarit: Ka pasur 100 fëmijë në bord

I akuzuar për vrasjen e Gentian Beqirit në Elbasan, ekstradohet nga Greqia Olsi Leku

I akuzuar për vrasjen e Gentian Beqirit në Elbasan, ekstradohet nga Greqia Olsi Leku

GJK rrëzon kërkesën e opozitës për shfuqizimin e VKM për ndërtimet pa leje

GJK rrëzon kërkesën e opozitës për shfuqizimin e VKM për ndërtimet pa leje
















TE FUNDIT

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme
14 Korrik, 2026

Përsa i përket zjarrit në Llaman, situata është normalizuar. Në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm zjarri është fikur totalisht....

Lexo më shumë

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq
14 Korrik, 2026

Vala e të nxehtit vijon të godasë Evropën, me Italinë ndër vendet më të prekura. Pas ditësh me temperatura të...

Lexo më shumë

Rama shkon në Bruksel, pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
14 Korrik, 2026

Shqipëria pritet të mbyllë sot tre kapitujt e parë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, gjatë Konferencës së nëntë...

Lexo më shumë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}