Bota

Paris/ Vriten 3 persona, dyshohet për sulm racist, autori sapo ishte liruar nga burgu



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:30 - 23/12/22 |
Opi Nion

Një person i armatosur ka hapur zjarr në qendër të Parisit, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur katër të tjerë.

Dëshmitarët thanë se sulmuesi kishte në shënjestër një qendër dhe restorant të komunitetit kurd dhe prokurorët thanë se po shqyrtohej racizmi si një motiv i mundshëm i ngjarjes.

Autoritetet apeluan që njerëzit të shmangin zonën në Strasburg-Saint Denis në lagjen e 10-të të Parisit.

Ndërkaq, prokurorja e Parisit Laure Beccuau konfirmoi se autori i dyshuari sapo ishte liruar nga burgu, pasi më 8 dhjetor 2021 kishte sulmuar tendat në një kamp emigrantësh në Paris me shpatë.

Policia e ka ndaluar të dyshuarin dhe thuhet se ka gjetur armën e përdorur në sulm. Prokurorët thanë se kishin hapur një hetim për vrasje.

Sulmi ndodhi pothuajse 10 vjet pas vrasjes së tre grave kurde në Paris në janar 2013.

Një tjetër dëshmitar tha se rruga tani ishte plot me shërbime emergjente dhe ata po prisnin që të mund të largoheshin.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se ai po shkonte në Paris për të vizituar skenën e “të shtënat dramatike”, duke shtuar se mendimet e tij ishin me miqtë dhe familjet e viktimave.

Pas