Bota

Paris/ Sulmohen me thikë dy gra myslimane


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:44 - 21/10/20 |
Opi Nion

Dy gra myslimane me prejardhje algjeriane janë sulmuar me thikë në një park të vogël rreth Kullës Eiffel në Paris.

Daily mail raporton se dy gratë myslimane fillimisht u zunë me dy gra të tjera për qentë përpara se sherri të agravonte në përdorimin e fjalëve raciste si “arabë të ndyrë”.  Autoritetet bënë me dije se dy agresoret janë arrestuar dhe do të përballen tashmë me akuzën e “tentativës për vrasje”.

Një nga gratë myslimane tregoi se një nga agresoret nxori thikën pas debatit dhe i qëlloi në brinjë, krahë dhe kokë.

Ky sulm me motive raciste është regjistruar pak vetëm ditë pas vrasjes së profesorit të histori-gjeografisë. Profesori u ekzekutua pasi kishte nxjerrë përpara nxënësve në klasë disa karikatura të profetit Muhamed./ Opinion.al

Pas