Kronikë

Me lëndë narkotike gati për shitje, arrestohet 20-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:25 - 21/10/20 |
Opi Nion

Një 20-vjeçar, që shpërndante lëndë narkotike, është arrestuar nga Policia e Lezhës.

Autoritetet informojnë se ka rënë në pranga shtetasi me inicialet A. R., 20 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë në një lokal, në qytetin e Lezhës, pasi gjatë kontrollit policia i ka gjetur 20 doza me lëndë narkotike canabis sativa, gati për shitje dhe një thikë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas