Aktualitet

Alibeaj i përgjigjet akuzave të grupit të Berishës: Parazitë në opozitë s’pranojmë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:59 - 17/11/22 |
Opi Nion

Me debate të forta ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvend,ndërsa nuk kanë munguar as akuzat e grupit të kryedemokratit Sali Berisha, kundrejt deputetit Enkelejd Alibeaj. Deputeti Edmond Spaho tha se Alibeaj është është patericë e kryeministrit Edi Rama.

Kësaj akuze, Alibeaj i është përgjigjur duke u thënë se në Kuvend përfaqëson veten dhe askënd tjetër, ndërsa shtoi se mocionin për debat për çështjen e integrimit në BE e kishte këshilluar grupi i tij.

Ndër të tjera, Alibeaj tha se nuk pranon parazitë në opozitë.

“Këtë mocion e kam unë, përfaqësues i këtyre burrave, dhe grave dinjitoze, që nuk kanë asgjë që i lidh me 30 vitet e shkuara. Nuk kanë skelete në dollapë, si kanë këmbët e lidhura, s’kanë ambicie për t’u bërë plaçkë me politikën. Përfaqësojmë emrin. S’dua të përfaqësoj askënd dhe asnjë, me të cilët nuk më lidh asgjë. Kjo do të jetë përgjigja ime. Të zhytur në të gjitha aferat tuaja, juve ju intereson kjo gjë. Ka një pjesë që mendon ndryshe, që e do një orë e më parë shkëputjen nga ky tranzicion banal. Ne do bëjmë çka të mundur. Parazitë në opozitë nuk pranojmë. E kemi kërkuar ne, do e çojmë deri në fund, sipas mendësisë tonë, vlerave tona. Këtë mocion, meqë ra fjala, drejtuesi i seancës e ka paraqitur prej 1 muaj, por e mbajtët ne sirtar. As nuk u kujtuat, por vetëm sot ju ra ndërmend. 32 vite më parë, pakkush mund ta kishte menduar që Shqipëria nuk do ishte vend anëtar në BE me të drejtat të barabarta. S’dua të mbetem peng i atyre 32 viteve, është e mbushur plot me gabime, këtej dhe andej. Në 9 vite që qeverisni ju, Shqipëria ka mbetur në vend numëro”, tha Alibeaj.

 

Pas