Kryesore

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 25 Gusht 2019


               Publikuar në : 07:59 - 25/08/19 |
Al Do

Vendi ynë gjatë paradites do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare. Ndërsa duke filluar që nga orët e para të pasdites pritet shtim i vranësirave ku më të dendura do të jenë zonat malore veriore duke sjellë rrebeshe shiu. Në orët vijuese rrebeshet do të zhvendosen përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten vetëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15ᵒC deri në 37ᵒC.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 43 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzimin mbi 3 ballë. /Opinion.al

Pas