-Shëndeti

Ndotja atmosferike influencon trurin tonë dhe dëmton shëndetin mendor


               Publikuar në : 09:10 - 25/08/19 |
Al Do

Ndotja atmosferike mund të influencojë trurin tonë dhe të lidhet me kushtet e shëndetit mendor, si depresioni dhe çrregullimet bipolare. Një studim i ri i publikuar në Plos Biology ka sjellë të dhëna të reja mbi këtë çështje. Ai analizon të dhënat e 151 milionë personave në SHBA dhe 1,4 milionëve në Danimarkë.

Nga studimi rezultoi se ekziston një lidhje midis ndotjes dhe niveleve të larta të skizofrenisë, çrregullimeve të personalitetit dhe depresionit. Studimi i drejtuar nga studiuesi i gjeneve në Universitetin e Çikagos, Andrey Rzhetsky pohon se është e vështirë të provohet një lidhje direkt shkak pasojë midis ndotjes dhe çrregullimeve mendore. Por ai përmend disa mënyra se si truri jonë mund të ndikohet nga ndotja.

Një faktor është zhurma e trafikut, që dihet që rrit stresin dhe dëmton cilësinë e gjumit. Nga ana tjetër, disa mikrogrimca ndotëse mund të kalojnë barrierat e hundës, duke arritur deri në tru.

Një tjetër mundësi është që rritja e inflamacionit në turp, e shkaktuar nga ndotja, e cila shkakton reagimin ndaj stresit nga truri. Një hipotezë e tretë është se smogu shkakton ndryshime epigjenetike, që influencojnë ADN-në, duke ndryshuar ekuilibrin e substancave kimike cerebrale. /Opinion.al

Pas