Kryesore

Parashikimi i motit, 8 dhjetor 2019


               Publikuar në : 08:00 - 08/12/19 |
Opi Nion

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 01ºC deri në 08ºC, në zonat e ulëta nga 07ºC në 15ºC dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 17ºC.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor me forcë valëzimi deri në2-3 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -2ºC deri në 11ºC dhe në zonat e ulëta nga 02ºC në 13ºC./Opinion.al

Pas