Kthjellime dhe vranësira të lehta dominojnë në të gjithë territorin, më të dukshme vranësirat do të jenë në gjysmën lindore të vendit por pa rrezikuar rreshje.
Sipas MeteoAlb, mesdita dhe pasditja sjellin shpeshtim të vranësirave në territor por pa rrezikuar reshje.
Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0 deri 17°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në det krijohet dallgëzim 3 ballë.